Ekstradohet boshnjakja e dyshuar për krime lufte
SARAJEVE- Autoritetet e Bosnjës kanë njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë ekstraduar një grua të përkatësisë myslimane të Bosnjës, të akuzuar për vrasjen e civilëve kroatë gjatë konfliktit të viteve të 90-ta.
Zyra e prokurorit tha se 38-vjeçarja Rasema Handanovic, ka arritur në Bosnje dhe do të paraqitet të mërkurën para gjykatësve.
Handanovic është ekstraduar një javë pasi që SHBA-të kanë dorëzuar shokun e saj, Edin Xhekon, i cili po ashtu akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjet e njëjta.
Që të dy dyshohet se i përkasin një njësie të armatës boshnjake, që ka sulmuar fshatin Trusina të Bosnjës, në vitin 1993, duke lënë të vrarë 18 civilë.
Dëshmitarët thanë se ajo vetë kishte qëlluar viktimat në kokë.
Handanovic deri tani jetonte në Beverton të Oregonit dhe është arrestuar në muajin prill, në bazë të kërkesës së autoriteteve boshnjake.
(ma.ar/BalkanWeb)