Bode: Shqiptare, besoni te Leku!

Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaron ne seancen e sotme plenare ku po diskutohen ndryshimet ne buxhetin e vitit 2009, se qellim eshte rritja e parave ne arken e shtetit.
Megjithate Bode ka sjelle sot nje qendrim te ndryshem nga ai qe shprehu pak dite me pare, kryeministri Berisha, i cili tha se Leku nuk duhet te beje shume rezistence dhe se Shqiperia se shpejti duhet te kete monedhe te vet Euron.
"Ne jemi nje vend aspirant per ne Bashkimin Europian dhe procesi i zevendesimit te monedhes sone me Euron do te jete shume i gjate. I ftoj te gjithe shqiptaret qe te besojne te Leku sepse eshte monedha me e qendrueshme ne rajon dhe qe ka treguar me shume stabilitet ne keto 10 vitet e fundit", u shpreh Bode.
Me ndryshimet qe priten te miratohen sot ne parlament, pa votat e opozites, e cila mungon serish, parashikohet ulja e nivelit te te ardhurave ne 10 miliarde leke.