E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Sistemi bankar i sigurt, nuk rrezikohet nga kriza Luljeta Ndoka

"Sistemi bankar shqiptar eshte i sigurt dhe nuk rrezikohet nga kriza qe ka perfshire Eurozonen". Keshtu eshte shprehur dje ministri i Financave, Ridvan Bode, nje dite pas publikimit te raportit te FMN-se per Shqiperine, ku theksohej rreziku i ndikimit nga situata ne Itali dhe Greqi. Ministri i Financave ka bere te ditur gjithashtu, qe efektet e krizes do te ndjehen sa me pak ne ekonomine shqiptare. "Ne kemi marre te gjitha masat qe ekonomia shqiptare te preket sa me pak ose te mos preket, nga zhvillimet ne rajon, cka do te thote se nuk do te kete implikacione te ekonomive te vendeve fqinje ne ekonomine shqiptare",- tha Bode. Megjithate, ai shprehet se edhe ekonomia shqiptare do te adoptoje ritmet e saj ne perputhje me zhvillimet dhe ritmet e ekonomise rajonale. Bankat qe veprojne ne tregun tone, mbikeqyren nga Banka e Shqiperise dhe jane ne gjendje te mire financiare. Ministri Bode nuk ka perjashtuar mundesine e nje rishikimi tjeter te buxhetit, i dyti per kete vit, kjo duke pasur parasysh mosrealizimin e te ardhurave, qe sipas te dhenave te dikasterit te financave per 9-mujorin, vleresohen ne 6 miliarde leke. "Buxheti nuk eshte tabu. Ata qe mendojne qe do te ngurtesojne buxhetin, ta kthejne ne nje tabu thjesht se nuk duhet ndryshuar, ky eshte gabim. Ne qofte se do te kemi zhvillime pozitive ne ekonomine shqiptare, pse jo, mund te kemi edhe rishikim te buxhetit ne terma pozitive, por jo negative. Gati te gjitha vendet e rajonit jane me te ardhura ne buxhet me pak se periudha para krizes, ndersa vendi yne i ka rritur te ardhurat edhe 60 miliarde te tjera ne tre vite",- shtoi Bode. Pavaresisht ngadalesimit te ritmit te te ardhurave, kreu i Financave, Ridvan Bode, i ka qendruar parashikimit te tij per nje rritje ekonomiken ne masen 4 per qind kete vit. Dy dite me pare, Fondi Monetar Nderkombetar ka paralajmeruar qeverine shqiptare per rreziqet e shtuara ne ekonomi, duke thene se kriza e Eurozones mund te kete pasoja te rrezikshme per vendin. Po sipas FMN-se, borxhi i pashlyer ne banka nga 3 per qind e totalit perpara krizes, eshte gjashtefishuar duke arritur ne gati 18 per qind. Fondi thote se shkaku kryesor i perkeqesimit te kredise eshte dobesia e institucioneve dhe sistemit gjyqesor ne vend, qe pengojne ekzekutimin e garancive. Zgjidhja e kesaj ceshtjeje, duhet te jete sipas FMN-se, nje nga prioritetet kyc afatshkurter te Shqiperise.

Alarmi i FMN per krizen

Fondi Monetar Nderkombetare, ne nje raport te para dy diteve, ka terhequr vemendjen se Shqiperia mund te ndikohet nga kriza ne Eurozone. "Shqiperia ka lidhje te forta me Greqine dhe Italine, jo vetem tregtare, por edhe ne tregun e punes dhe sistemin bankar. Keto dy te fundit mund te rezultojne ne pasoja substanciale, ku rreziku me i madh eshte ai i infektimit te sistemit bankar",- thote raporti. Nga ana tjeter, sipas FMN-se, eshte 6-fishuar borxhi i pashlyer ne banka. Ne raportin saj te fundit, FMN ndalet gjate dhe te treguesit financiare te qeverise. FMN thote se qeveria duhet te vere nen kontroll financat publike, por jo me shkurtime spontane shpenzimesh, sic ka bere deri tani, por me nje programim me real te buxhetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›