Basha: Hiqet vija e verdhe e Tiranes
Hiqet vija e verdhe e Tiranes. Plani urbanistik i kryeqytetit nuk do te jete i shtrire deri ne kete vije, sic ishte parashikuar apo konceptuar vazhdimisht, por do te funksionoje si nje i tere, duke i perfshire komuna ne te. Kjo do te thote se komunat perreth Tiranes, nuk do te jene me te lena pas dore, por do te trajtohen njelloj si edhe zonat brenda vijes se verdhe te dikurshme, duke perfituar nga projektet dhe planet per zhvillim. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, e beri me dije kete synim gjate takimit me perfaqesues te Dhomes Amerikane te Tregtise. "Duhet te dalim nga lemi i ngushte, ku i kemi lidhur kembet vetes dhe sillemi rreth e qark, per shkak te mungeses se planit urban. Ketu nuk e kam fjalen vetem per Tiranen e madhe, per te cilen pa dyshim do te bashkepunojme me komunat dhe bashkite perreth. Nga ana tjeter, do te diskutojme pertej politizimit edhe idene e zhvendosjes se vijes se verdhe te qytetit te Tiranes",- tha Basha. Ai u shpreh se do te synohet zhvillimi i ketij qyteti, ku nuk ka asnje lloj simetrie apo kohezioni, aq me pak barazi e zhvillim dhe pikerisht arteriet e reja te qytetit. "Vete korridori 6.8 km i lumit Tirana, kodrat e Paskuqanit dhe rezervuari atje, paraqesin jo vetem mundesi per te permiresuar cilesine e jetes se qytetareve, por mbi te gjitha krijimin e hapesirave te medha per biznesin, jo vetem per ndertimet rezidenciale, por me theks te vecante ne aktivitetin ekonomik",- tha Basha. Ai vuri ne dukje se, deri me sot, aktiviteti ekonomik kryhet ne mase te madhe ne zonat e vjetra industriale te kohes se komunizmit dhe vetem ne raste te vecanta, keto zona kane pare rinovim infrastrukture. "Ne duhet te ristrukturojme teresisht perqasjen tone ndaj ketyre zonave dhe te ofrojme mundesite permes nje partneriteti me sektorin privat per nje zhvillim dhe shpalosje te te gjithe potencialit, ne menyre qe qyteti i Tiranes te mos kthehet dalengadale ne nje konvikt apo hotel, ku flihet dhe behet dush, por te jete nje qytet multifunksional, ku jetohet punohet, pushohet dhe behet qejf",- u shpreh ai. Basha komentoi se shume prej ketyre projekteve kane nje fature financiare dhe nje pjese e fatures financiare do te perballohet nga sektori publik, nga Bashkia e Tiranes dhe qeveria e Shqiperise. Por, per nje pjese te madhe te ketyre aktiviteteve, do te kerkojme pa asnje ngurrim bashkepunim me sektorin privat. Disa prej ketyre projekteve jane: terminali i ri, ku do te zhvendoset stacioni aktual i trenit dhe ku do te jete po keshtu, terminal i sherbimit me tram, terminali i ardhjes se autobuseve interurbane dhe terminali i ri i autobuseve urbane, parkimet e nendheshme, te mbidheshme apo ne nivelin 0, shfrytezimi i hapesirave publike te pashfrytezuara.