Akuzat për pasurinë, Pollo: Mirëpres hetimin e ILDKP
TIRANE- Zyra e shtypit e ministrit të Inovacionit, Genc Pollo, me anë të një deklarate për shtyp bëri dje të ditur se shefi i këtij dikasteri e mirëpret nismën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për hetimin e pasurisë së tij.
"Këto janë rrugët e përshtatshme, për të trajtuar gojëlëshuarin e fjalëndyrësinë e Taulant Ballës, Edi Ramës dhe rastet e bizneseve ekskluzive që paguajnë për interpelanca", thuhet mes të tjerash në këtë njoftim.
ILDKP nisi dy ditë më parë procedurën e hetimit administrativ për pasurinë e Pollos pas dyshimeve të ngritura nga deputeti socialist, Taulant Balla për pasuri të padeklaruara nga ana e tij dhe të regjistruara jashtë territorit të Shqipërisë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)