E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode e ka me Edi Ramën

Sulmet e kryefinancierit të shtetit, Ritvan Bode, vijnë menjëherë pasi kryeministri Sali Berisha rifilloi fushatën e cilësimit të liderit opozitar Edi Rama, si Edvin Rama. Bode nuk e përmendi më parë kritikën për mosrealizim të të ardhurve nga pushteti vendor, që më së shumti barrën e ka në Tiranë, si bashkia më e madhe me përqendrim të veprimtarive ekonomike dhe që drejtohet pikërisht nga Rama.

Sulmet e kryefinancierit të shtetit, Ritvan Bode, vijnë menjëherë pasi kryeministri Sali Berisha rifilloi fushatën e cilësimit të liderit opozitar Edi Rama, si “Edvin Rama”. Bode nuk e përmendi më parë kritikën për mosrealizim të të ardhurve nga pushteti vendor, që më së shumti barrën e ka në Tiranë, si bashkia më e madhe me përqendrim të veprimtarive ekonomike dhe që drejtohet pikërisht nga Rama.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, paraqiti dje disa të dhëna shifrore mbi ecurinë e punës në dogana dhe tatime për 7 muajt e vitit 2008. Ministri nuk ngurroi që të hidhte shigjeta mbi pushtetin vendor, për mosrealizime në vjeljen e të ardhurave, pikërisht në të njëjtën kohë kur kryetari i qeverisë dhe i Partisë së tij Demokratike, Sali Berisha, u është rikthyer termave të vjetër të cilësimit “Edvin Rama” të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kryebashkiak tri herë radhazi i Tiranës. Ministri akuzoi dje vendorët për mostrajtim të barabartë të bizneseve të vegjël në lidhje me vjeljen e taksës. Ai tha se pushteti vendor ka bërë diferencime në biznesin e vogël për vjeljen e taksave, duke i shkaktuar një dëm prej 3 miliardë lekësh buxhetit të shtetit. “Ritmet janë jo në përputhje të plotë me objektivat që kemi vendosur. Edhe pushteti lokal krijon një deficit të konsiderueshëm me rreth 3 miliardë lekë, i cili është i domosdoshëm të rikuperohet në periudhën e ardhshme, pasi do të kufizojë pushtetin lokal në kryerjen e shpenzimeve të  mjaftueshme”, tha Bode. Sipas tij, pushteti vendor ka refuzuar ofertën e qeverisë për bashkëpunim në përcaktimin e procedurave për vjeljen e taksave. “Mesa duket, pushteti vendor është më i prirur drejt grandeve që merr nga qeveria, sesa nga nxjerrja e taksave”, tha Bode duke ironizuar. Gjithashtu, Bode u shpreh se problem vazhdon të mbetet edhe buxheti i sigurimeve shoqërore, i cili ende nuk është në nivelet e duhura. Megjithatë, referuar shifrave të Bodes, gjatë muajve janar-korrik, të ardhurat në buxhetin e shtetit u realizuan 19 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. “Vetëm gjatë muajit korrik të ardhurat në buxhetin e shtetit, përfshirë dhe atë suplementar, u realizuan në masën 103.3 për qind, ose 38për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2007”, tha Bode. Zyrtari më i lartë i financave në vend tha gjithashtu, se vendimtare kanë qenë të ardhurat qendrore nga tatimet dhe doganat. “Në tatime, të ardhurat u realizuan konform objektivit të vendosur me buxhetin suplementar, ose 31 për qind më të larta se në vitin 2007. Të ardhurat nga doganat janë gjithashtu në përputhje të plotë me objektivat, 15 për qind më shumë se në vitin 2007”, tha ai. Sipas ministrit, tërësia e vlerësimit të të ardhurave është pozitive, duke iu referuar objektivave të paracaktuar, madje janë tejkaluar me 2,3 miliardë lekë si buxhet qendror, por me diferencë nga buxheti vendor. Në shifrat e përgjithshme, ministri tha se në 7 muaj shpenzimet e buxhetit të shtetit janë realizuar 86për qind. “Nëse të ardhurat në total janë 160 miliardë lekë, shpenzimet janë në nivelin 155 miliardë lekë. Situata financiare e buxhetit në tërësi nga e programuar me një deficit prej 20 miliardë lekësh, është në një gjendje suficiti prej 5 miliardë lekësh”, tha ministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›