E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshje transaksioni 358 miliarde leke Shqiperi-Kine

Tregtia jonë me Kinën ka një arsye më shumë për t’u zhvilluar prej ditës së sotme. Guvernatorët e bankave qëndrore të dy vendeve nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për monedhat vendase, në shumën maksimale prej 2 miliardë Yuan ose 35.8 miliardë Lek. 
Ky transaksion ofron një kanal përmes të cilit bankat qendrore mund të kenë akses në monedhën vendase të palës tjetër. Marrëveshja u nënshkrua në Armeni, gjatë takimit të Guvernatorëve të Bankave qendore në Europë e Azi. Sipas guvernatorit Fullani, kjo do të jetë e dobishme për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në aspektin financiar, e për lehtësimin e lidhjeve ekonomike dhe të tregtisë midis dy vendeve.
Në eksportet tona për këtë vit, Kina renditet si destinacioni I tretë me një vlerë eksportesh mbi 7.5 miliard lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›