EULEX: Grupi i Llapit shpallet fajtor për krime lufte
PRISHTINË-Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe të Kosovës shpalli sot fajtorë të tre të pandehurit e 'Grupit të Llapit' për krime lufte kundër popullatës civile.
Të tre të pandehurit në këtë rast akuzoheshin për urdhërimin dhe marrjen pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës, të cilët gjatë periudhës 1998/1999 ishin ndaluar në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e ndalimit në Llapashticë.
EULEX sapo njofoi se Trupi gjykues, duke marrë parasysh një dënim tjetër që ju ishte shqiptuar të pandehurve në tetor të vitit 2009 nga ana e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe që ishte konfirmuar nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në janar të vitit 2011, vendosi për dënimet e përgjithshme si në vijim: Latif Gashi - 6 vite burgim, Nazif Mehmeti - 3 vite burgim dhe Rrustem Mustafa - 4 vite burgim.
Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror special i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), përfundon njoftimi.
Në "Grupin e Llapit" në këtë porces ishin ish-komandantët e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, të cilët në fjalën përfundimtare i kanë mohuar akuzat, duke thënë se janë të pafajshëm dhe se gjykimi i tyre është politik.
(e.m/ata/BalkanWeb)