Bode në Korçë: Prodhimi bujqësor është rritur falë reformave të qeverisë
09-03-2013 / Gazeta 55
Ministri i Financave Ridvan Bode gjatë një takimi me strukturat e PD në Komunën Libonik të Korçës deklaroi se viti 2012 ishte një nga vitet më të mira të bujqësisë në Shqipëri.
Ministri vlerësoi se pas reformave të marra nga qeveria vëllimet e eksporteve dhe prodhimet e fermerëve kanë pësuar vetëm rritje të vazhdueshme duke shënuar katërfishim të tyre.