E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode në Kuvend: Rritja ekonomike 4.1%do ulim investimet

TIRANE- Ministri i Financave Ridvan Bode deklaron niveli i borxhit është 59. 5 % e GDP-së. Gjatë prezantimit të projektligjit për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2010 në komisionin e Ekonomisë, shefi i financave tha se
ky nivel do të ruhet gjatë 2010, dhe se “nuk përbën problem”. Më pas deri në 2013 ky borxh do të zbresë në 54 %.

Rishikimi i buxhetit parashikon që rritja ekonomike të jetë 4.1 %, nga 5.5 % që ishte p programuar në buxhetin e fillimvitit 2010. Të ardhurat në buxhetin e shtetit parashikohen të ulen në 27. 3 miliardë lekë. Pr/ligji parashikon ulje prej 20 miliadë lekë e investimeve publike. Gjithashtu shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas kreut të financave publike do të ulen me 39 miliardë lekë.
Partia Socialiste kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, si rezultat i mosmenaxhimit të krizës ekonomike në vend dhe rritje të borxhit. Për PS-në, në mungesë të ndonjë privatizimi me peshë, gjithë presioni i financimit të deficitit buxhetor (4-6% GDP) për këtë vit i kalon tërësisht tregut të brendshëm, duke asfiksuar sektorin privat nga likuiditeti.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›