Spanja fiton, festanë Madrid, lot nëAmsterdam
MADRID- AMSTERDAM Spanja ka festuar përgjatë gjithë natës fitoren e Kupës së Botës në Johanesburg. I gjithë populli ka dalë në rrugë duke i dhënë jetë një gëzimi të paimagjinueshëm. Ndërkohë, atmosferë tjetër në Holandë, ku tifozët kanë pësuar zhgënjimin e tretë pas atyre në Botërorët 1974 dhe 1978.
E gjithë Spanja ka përjetuar një natë çmendurie dhe entuziazmi kolektiv pasi kombëtarja e këtij vendi arriti të fitonte Kupën e parë të Botës në histori. mijëra tifozë ishin mbledhur në qendrat e qyteteve spanjolle për të ndjekur bashkë ndeshjen finale, ndërsa në fund gëzimi ka qenë i papërshkrueshëm. Sidomos në rastin e golit të Iniestës, e gjithë Spanja është ngritur në këmbë.
Por, ky ishte vetëm starti i asaj çfarë do të ndodhte më pas. Lotët e gëzimit ua lanë vendin fishezkjarreve, thirrjeve papushim dhe kërcimeve nëpër rrugë. Futbolli ka bashkuar si rrallëherë popullin spanjoll, teksa askush nuk ka ngurruar të gëzojë për ngritjen në majën e futbollit botëror. Iniesta është bërë heroi i ri i këtyre njerëzve me golin e tij në minutën e 117-të, që vendosi fatet e finales.
Ndërkohë, delir edhe në gazetat spanjolle, ku titulli Campeones ishte ai që mbizotëronte në faqet e para.
Por një tjetër atmosferë në Holandë. Në këtë vend ka pllakosur heshtja dhe kanë nisur lotët pas golit të Iniestës, ndërsa gabimet e Arjen Roben përballë portierit Kasijas duket se kanë qenë ato që i kanë kushtuar Holandës. Në fytyrat e tifozëve mund të shihje mërzi dhe dëshpërim, pas netëve të tëra të kaluara në festë në muajin e Botërorit. Për holandezët ishte finalja e tretë e Kupës së Botës, pas atyre të humbura në vitet 1974 dhe 1978.
(BalkanWeb)