E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet e Topit tek“Ligjet”, Gumi: Tërrëzohet Mucmata

TIRANE-Komisioni parlamentar për çështjet Ligjore pritet t’i rekomandojë sot Kuvendit rrëzimin e Vexhi Muçmatës, kandidaturës së propozuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për anëtar të Gjykatës së Lartë. Në raportin për dekretin e kreut të shtetit që u relatua sot nga deputeti demokrat, Viktor Gumi, maxhoranca ka shprehur hapur kontestimin e saj ndaj Muçmatës. Gume theksoi sot gjatë leximit të relacionit se “Mucmataj ka qënë hetues në regjimin komunist dhe se ka hetuar vepra me natyrë politike. Mucmata ka integritet professional të mangët”. Në këtë kontekst, Gumi përfundoi në relacion se Mucmata nuk është kandidaturë e përshtatshme për Anëtar I Gjykatës së Lartë.

Ligjvënësit e PD-së në komisionin e Ligjeve e paralajmëruan këtë qëndrim që lexoi sot Gumi në seancën dëgjimore që zhvilluan me të në datën 6 korrik, ku Muçmata pranoi se kishte qenë anëtar i Partisë së Punës. Ky fakt iu mjaftoi demokratëve për ta “kryqëzuar” Muçmatën gjatë seancës dëgjimore. Ligjvënësit e djathtë e shprehën hapur mosbesimin ndaj të përzgjedhurit të Topit, pavarësisht pretendimit të tij se nuk mbante mend nëse kishte marrë pjesë në hetime politike.

Në seancën e së enjtes së kaluar me votat e maxhorancës Kuvendi miratoi kandidaturën e Medi Bicit për anëtar të Gjykatës së Lartë, ndërsa rrëzoi kandidaturën e Sokol çomos. Për kandidaturën e fundit votuan pro vetëm 4 deputetët e LSI-së, ndërsa opozita bojkoti seancën. Kryetari i PS-së në një reagim të mëvonshëm shpjegoi largimin nga salla me motivin se opozitës i ishte mohuar e drejta e votës së fshehtë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›