Bode: "Shqipëria merr kredi 300 milionë euro për krizën"

/>Ministri i Financave bën pasqyrën e e ekonomisë. Rrezikohemi në 2009 nga deflacioni. Rruga Durrës-Kukës, deri tani 520 milionë euro
Nuk prekemi nga kriza, por duhet të kemi frikë prej saj, ky është mesazhi i ministri Bode. Ministri i Financave në konferencën e fundit për shtyp për 2008, shpjegoi arsyet përse Shqipëria po merr kredi tregtare. "Ne nuk marrim në mënyrë suplementare 300 milion euro nga tregu botëror, por zëvendësojmë atë shumë prej 300 milion euro që kishim programuar të merrnim nga tregu i brendshëm dhe që ka norma më të larta interesi për ta marrë në tregun ndërkombëtar dhe me norma më të ulëta interesi. Kjo është një ndihmë shumë e madhe për ekonominë e vendit, sepse injekton para, kapacitete për të blerë në tregun botërore në një kohë kur paratë janë bërë të shtrenjta dhe të pakta në botë"- deklaroi Ridvan Bode. Kjo është arsyeja që ne themi, kalimi nga borxhi i brendshëm tek borxhi i jashtëm për një shumë prej 300 milion eurosh që ti çlirojmë ekonomisë shqiptare dhe bankave në Shqipëri 300 milion euro që të përdoren për të kredituar biznesin, theksoi Bode për gazetarët.
Z. Ministër, a do të vazhdojnë politikat subvencionuese për OSSH, a do të ketë ndonjë ndryshim të kontratës me çekët?
Privatizimi është deklaruar, fituesi është deklaruar. Janë procedurat ligjore normale për negocimin e kontratës dhe sigurisht që është në hapat përfundimtare. Zhvillimet financiare brenda kompanisë përballen me disa vështirësi, vështirësi që vijnë nga parametrat që aktualisht ka kompania në arkëtimet dhe në humbjet, pasi janë marrë në konsideratë këto parametra me të tjera tregues nga ERE -ja. Nga ana e buxhetit të shtetit janë akorduar përmes aktit normativ 600 milionë lekë për të shlyer detyrimet që kanë disa institucione publike siç janë ujësjellësit në raport me këtë kompani. Dhe qeveria angazhohet që të gjitha detyrimet që mund të lindin por jo nga institucionet buxhetore që shërbehen nga thesari, sepse ne i bllokojmë llogaritë e institucioneve buxhetore që shërbehen nga thesari për të paguar ata në mënyrë të drejtpërdrejtë detyrimet që kanë për energjinë elektrike, por ndaj disa kompanive të cilat nga ana e tyre nuk performojnë siç duhet ne kemi marrë përsipër që të gjitha këto ti subvencionojmë edhe gjatë vitit 2009. Do të jetë një shumë prej rreth 1.2 miliard lekësh që ne kemi programuar pjesërisht në buxhetin e shtetit që do të shkojë për ndërmarrjet e ujësjellësve për të përmirësuar situatën e tyre financiare dhe për të rritur mundësitë që të paguajnë vetë energjinë elektrike.
Thatë që për vitin 2009 janë marrë disa masa për krizën, a mund të na jepni ndonjë detaj më konkret?
Ne kemi deklaruar disa herë që janë një tërësi masash që ne kemi ndërmarrë për vitin 2009 për të qenë në krah të ekonomisë. Për çdo eventualitet të mundshëm të zhvillimeve në ekonomi ne kemi rreth 2 % të PBB së që janë rreth 20 miliardë lekë ose më shumë se 200 milionë dollarë kontigjencë për vitin 2009. Kjo për të parë muaj pas muaji zhvillimet në ekonomi dhe alokimin e kësaj kontigjence në ato sektorë, politika dhe investime që do të konsiderohen më efikase në raport me parandalimin e çdo efekti të krizës në ekonominë tonë. Së dyti, ne po bëjmë kujdes sikurse e thashë që të gjitha të ardhurat nga privatizimet ti fusim në ekonomi gjatë vitit 2009 dhe sa më shpejt. Të ardhurat nga privatizimi i ARMO-s ne ende nuk i kemi përdorur në mënyrë të plotë, janë rreth 125 milion euro në dispozicion, të cilat mund të preken në masën 5 10 milion euro për vitin 2008 dhe gjithë pjesa tjetër do të destinohet për vitin 2009, për të vijuar mbështetjen e programit të investimeve publike por edhe për të pakësuar borxhin publik, që do të thotë për të ulur kërkesën e qeverisë për para në treg. Po kështu do të përdoren dhe të ardhurat nga OSSH ja , një pjesë e të cilave do të përdoret edhe për të rregulluar pozicionin financiar të KESH it, të ardhurat nga privatizimi i INSIG ut, nga privatizimi i AMC së dhe të gjithë privatizimet e tjera që ne kemi përgatitur për ti realizuar gjatë vitit 2009. Pra mendoj që janë një tërësi masash, nga ana e sigurisë që vetë buxheti të jetë faktor stabiliteti dhe nxitje për ekonominë dhe nga ana tjetër ju e dini që kemi ndjekur dhe do të vazhdojmë të ndjekim një politikë për të mbajtur të lartë kërkesën në treg, për të mos pakësuar kërkesën konsumatore në treg për aq sa i takon punonjësve buxhetorë dhe gjithë shtresave që përfitojnë nga buxheti. Një politikë pagash e cila do të jetë në të njëjtat ritme sikurse dhe në vitin 2008 por me një avancim 2 muaj më parë, nga data 1 maj që do të thotë një mundësi më e madhe për të futur një sasi më të madhe parash në duart e qytetarëve për të mbajtur të lartë kërkesën konsumatore. Këto janë 2 shtyllat mbi të cilat kemi ecur në raport me impaktet e mundshme të krizës financiare në ekonominë shqiptare
Me gjithë masat e marra, sa rrezikohet Shqipëria nga kriza botërore ?
Nuk rrezikohet dhe kjo jo sepse ekonomia shqiptare është shumë e fortë dhe nuk do tia dijë për zhvillimet në tregun botërore, por specifikat e ekonomisë shqiptare janë të tilla që në këtë lloj krize që është përfshirë sot ekonomia botërore, që është krizë e besimit dhe e rënies së konsumit, për shumë motive Shqipëria ka për të mbetur jashtë influencës së kësaj krize ose ka për tu ndikuar në mënyrë tepër simbolike që nuk do të jetë e dukshme dhe nuk do të japë ato pasoja që ka aktualisht në perëndim, ku përballen jo me rritje por me rënie të ekonomisë, në të gjithë vendet e BE së. Ne shpresojmë që vendi nga nisi kriza, SHBA të dalë shumë shpejt dhe sigurisht do të dalë të dalin të parët sepse ata kanë tjetër sjellje ndaj konsumit dhe tjetër psikologji ndaj krizave dhe do të tërheqin shpejt drejt daljes së krizës edhe vendet e tjera. Shpresojmë që kriza të mos zgjasë më shumë se viti që vjen.
Sa para janë dhënë për rrugën Durrës Kukës deri në momentet që flasim ?
Mund ti marrësh në faqen e internetit pasi janë të gjitha të nxjerra dhe nuk janë sekret, por janë rreth 520 milionë euro me gjithë TVSH.
Sa rrezikon të ndikohet ekonomia reale e vendit nga deflacioni ?
Sigurisht që kjo krizë çon në situata deflacioni dhe sot vendet më të mëdha prodhuese mund të preken. Ka tendenca të rënies së inflacionit në vendet e mëdha, sikurse e shihni ekonomia shqiptare performon në të njëjtat parametra. Ne shpresojmë që nuk do të jemi në një situatë deflacioniste në Shqipëri. Do vijojmë të jemi aktiv me instrumentet tona monetare dhe fiskalë për të qenë gjithmonë aktivë në ekonomi dhe për të mos kaluar në situatën deflacioniste, të cilën e ka provuar Shqipëria në 2002-shin dhe që çon në ndrydhje të ekonomisë, në rënie të saj. Ne do të përpiqemi që me instrumentet tona monetarë dhe fiskalë që të mbetemi në të njëjtat parametra, me një inflacion sipas trageteve të vendosura 3 % +/- 1. do të jemi aktivë në këtë politikë.
Pse besoni se mbështetja e konsumatorit është zgjidhja më e mirë për tu përballur me krizën?A është e arsyeshme të merret një kredi prej 300 milion euro kur interesat në tregje janë të larta?
Këto janë disa standarde dhe kjo lloj krize këto ka si instrumente ndalje. Vjet, Banka e Shqipërisë veproi në drejtimin e duhur, u tha, sepse rriti interesat kur pati një rritje të çmimeve, por nuk ishte vetëm ky fakti që ne dolëm nga kriza e inflacionit. Shqipëria nuk kaloi 4.5 4.6 % të nivelit të inflacionit, në një kohë kur vendet e tjera e kishin inflacionin dyshifror. Po ashtu edhe instrumentet që përdoren përballë një krize të këtij lloji janë të tilla që duhet mbajtur lart kërkesa e konsumatorëve dhe mendojmë që nuk është fjala vetëm për konsumin privat por edhe për konsumin publik dhe vende të tëra kanë filluar të mendojnë për të kaluar në situatë deficitare, sepse kanë qenë me suficit një pjesë e vendeve për të reaguar përballë kësaj krize. Ne nuk marrim në mënyrë suplementare 300 milion euro nga tregu botëror, por zëvendësojmë atë shumë prej 300 milion euro që kishim programuar të merrnim nga tregu i brendshëm dhe që ka norma më të larta interesi për ta marrë në tregun n