E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta Shqiptare në 4 ditë shpërndan mbi 300mijë shpërblime në zyrat postare

/>Posta Shqiptare garantoi se pensionistët të cilët nuk do të arrijnë ta tërheqin shpërblimin gjatë këtyre ditëve, do të mund ta marrin atë kur të marrin pensionin gjatë ditëve të para të janarit, Posta Shqiptare ka mundur që në kohë rekord të shpërndajë në zyrat postare në harkun e 4 ditëve plot 300 mijë shpërblime për pensionistët dhënë nga qeveria shqiptare me rastin e festave të fundvitit. Me një mesatare në shpërndarje me rreth 80 mijë shpërblime në ditë punonjësit e sportele kanë mundur që bazuar mbi grafikun e ISSH të shmangin radhët dhe presin deri në orët  e vona pensionistët për të tërhequr shpërblimin qeveritar prej 5 mijë lekësh. Për këtë Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare në bashkëpunim me filialet kanë marrë të gjitha masat dhe ka organizuar punën në të gjitha nivelet për një ecuri normale të procesit te pagesës së shpërblimit të pensionisteve për Vitin e Ri. Zyrtarisht bazuar në grafikun e ISSH që nga e marta më 23 dhjetor të gjitha zyrat postare të caktuara për shpërndarjen e shpërblimit të pensionistëve kanë filluar punën normalisht për ti shërbyer moshës së tretë. Deri sot janë shpërndarë në një situatë normale mbi 300 mijë shpërblime ose 60% e totalit. Duhet theksuar fakti që Posta Shqiptare është e angazhuar që të iu dërgojë falas në shtëpi shpërblimin për afro 100 mijë pensionistë që kanë aplikuar për marrjen e pensionit në shtëpitë e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›