E Diel, 1 Nëntor 2026

George Soros, fondacion piramidal të palicencuar në Shqipëri që jep kredi

/>Guvernatori Fullani konflikt të pastër interesi, gruaja kryetare e Bordit të Drejtoreve të Fondacionit 
Gazeta SOT u bë kohë që ka filluar zbardhjen e një skeme ndërkombëtare të iniciuar nga George Soros në Shqipëri për të krijuar një rrjet ekonomik, politik, mediatik, dhe grupim të shoqërisë civile të varur prej tij dhe në shërbim të plotë të tij. Kjo skemë e krijuar në Shqipëri prej George Soros tashmë ka formuar të gjitha metastazat të cilat e kanë mbërthyer shtetin shqiptar, politikën shqiptare, median dhe shoqërinë civile,  duke krijuar një precedent të rrezikshëm për përqendrimin e pushtetit në duart e një grupimi tej mase të rrezikshëm. Tashmë nëse vëmë re opozita shqiptare ka rënë në duart e George Soros nëpërmjet kryetarit të saj Edi Rama i cili i ka dorëzuar edhe çelësat e qytetit. Po të vëmë re kjo skemë është tashmë hapur rrezikshëm në të gjithë qelizat e shtetit dhe të politikës shqiptare. Nëse deri tani në gazetën SOT janë pasqyruar hollësisht skemat e veprimit të  një pjese të detashmenteve të cilat operojnë në shoqërinë civile nëpërmjet ushtarëve të tipit Veliaj, Mazniku, Fuga dhe shumë të tjerë të rekrutuar së fundmi, ky shkrim ka si qëllim të paraqesë manovrat e pista financiare të kryera nga grupimi Soros në Shqipëri.   
Në fillim të vitit 1999 George Soros krijoi fondacionin Besa i cili do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizarë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni BESA filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredise Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni BESA me themelues Fondacionin SOROS. Ky fondacion ka operuar si një institucion kredidhënës, duke shpërndarë kredi në biznese të ndryshme, të cilat kanë marrë me përqindje të lartë  kredi nga ky fondacion i cili kushtin kryesor në nenin 4 të statutit të tij ka qëllim jofitimprurës. Në fakt fitimi vjetor i këtij fondacioni është 24 përqind për çdo kredi të dhënë duke thyer rekordin e marzhit të fitimit. Pa i hyrë kësaj pjese skandali më i madh qëndron se gjatë vitit 2007 ky fondacion nuk ekziston i regjistruar si institucion financiar jobankë, kusht ky i domosdoshëm nga Banka e Shqipërisë për të kredituar duke u kthyer në një skemë të mirëfilltë piramidale. Sipas Raportit Vjetor të Mbikqyrjes të Bankës së Shqipërisë për vitin 2007,  fondacioni Besa ka paraqitur kërkesën për tu licencuar si subjekt jobankë, por nuk e ka marrë atë ( faqe 15 shiko Raportin  e Bankës 2007), ndërkohë që sipas të dhënave  nga fondacioni Besa ky fondacion ka kryer aktivitet kreditimi gjatë gjithë vitit 2007. Referuar një artikulli në gazetën Panorama, rezultatet e vitit 2007 për fondin Besa, shënuan një konsolidim dhe zgjerim të aktivitetit duke shënuar rreth 9,200 klientë aktivë dhe një tepricë kredie prej gati 37 milionë dollarësh. Që nga fillimi i aktivitetit fondi Besa ka dhënë rreth 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh. Mbi bazë të rezultateve të arritura, por dhe objektivat ambicioze që kanë drejtuesit e këtij fondi për vitet 2008-2010 fondi Besa parashikon të disbursojë një shumë prej 150 milionë dollarësh dhe të zgjerojë aktivitetin në degë të reja si dhe të lançojë produkte e shërbime të reja. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të fondit Besa, Bajram Muça merita e përfshirjes së fondit në 50 institucionet mikrofinanciare më të mira në botë nuk i takon vetëm stafit dhe menaxhimit të fondit Besa. Këtu dua të vlerësoj ndihmën dhe konsulencën e pazëvendësueshme të Bankës Botërore, të Qeverisë Shqiptare, të themeluesit të fondi Besa Fondacionin Soros si dhe të institucioneve mikrofinanciare në Shqipëri të cilët kanë jo pak vlera dhe kontribute në zhvillimin e zonave më të varfra në vend, tha ai. Njëkohësisht ky vlerësim për fondin Besa është një mesazh pozitiv për të gjitha IMF-të që operojnë në Shqipëri të cilat me punën e tyre kanë ndikuar realisht në rritjen e punësimit dhe vetë-punësimit, në zhvillimin e sipërmarrjes private duke ndikuar në rritjen e ekonomisë të vendit në ato zona ku sistemi bankar nuk është prezent ose do kohë të fuqizohet derisa të japë ndikimin e tij pozitiv. E përmbledhur në një fjali të vetme IMF-të e plotësojnë më mirë gamën e shërbimeve financiare në Shqipëri. Pra siç e shikojmë më sipër kemi të bëjmë me një skemë piramidale të mirëfilltë të drejtuar nga George Soros në Shqipëri. Duke zhvilluar një aktivitet të palicencuar dhe me një fitim të kësaj natyre, (shiko shifrat), ky fondacion ka thyer çdo ligj të shtetit shqiptar për sistemin jobankar në Shqipëri. Ky fondacion në mënyrë të jashtëligjshme ka zhvilluar një aktivitet tregtar duke u manipuluar pas një statuti dhe akti themelimi pa marrë licencën përkatëse. Në këtë skemë duket qartë përfshirja e funksionarëve të shtetit dhe të Bankës së Shqipërisë të cilët kanë lejuar që ky fondacion të zhvillojë aktivitet tregtar të palicencuar. Guvernatori i Bankës është njeriu më i implikuar në këtë mes për arsye se ka konflikt të hapur interesi pasi gruaja e tij Arjana Fullani ka qenë nga viti 2005 deri ditën që u bë anëtare e gjykatës së Lartë kryetare e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Soros në Shqipëri. Pra këtu shihet qartë një skemë piramidale financiare e cila fillon me fondacionin Soros dhe implikon dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, i ciuli ka konflikt të hapur interesi. Duke krijuar këtë veprim guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka lejuar një fondacion të shërbejë si subjekt jo bankë për të dhënë kredi pa qenë i licencuar. Nëpërmjet këtij veprimi  guvernatori Fullani por dhe një pjesë e funksionarëve të qeverisë duke filluar nga Ministri i Financave Ridvan Bode kanë treguar se kanë gisht në këto afera mafioze të këtij fondacioni.
Nesër dhe nw ditët nw vijim do tw paraqesim skemat e fundit tw manovrave financiare tw grupimit mafioz SOROS.

********************************
Cfarë përfaqëson fondacioni Soros
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros (OSFA) është një organizatë jofitimprurëse, pjesë e rrjetit të fondacioneve Soros , krijuar dhe financuar nga filantropi amerikan Xhorxh Soros. Qëllimi i rrjetit të Fondacioneve Soros është hapja e shoqërive postdiktatoriale, mbrojtja dhe përhapja e vlerave të tilla si:
    një shoqëri civile vitale,
    komunitete që nxisin vetëveprimin dhe aksionin social,
    nxitja e mendimit kritik,
    respektimi i diversitetit të opinioneve,
    mbrojtja e të drejtave të minoriteteve e shtresave të mënjanuara,
Duke filluar që nga janari 2006 OSFA po kryen një transformim të thellë. Nga pozita kryesisht grantdhënëse është kthyer në një institucion operacional. Për të arritur këtë synim është krijuar Rrjeti i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (NOSA). Ky
rrjet përbëhet nga disa organizata joqeveritare e jofitimprurëse të përzgjedhura midis më të sukseshmeve në vend. Brenda këtij rrjeti OSFA kryen edhe funksionin e koordinuesit mes NOSA-s dhe OSI-t.
Gjithashtu, OSFA vazhdon të bashkëveprojë nëpërmjet
programit të granteve të vogla për mbështetjen e disa iniciativave me interes të ndërmarra nga institucionet joqeveritare e jofitimprurese shqiptare.
 Pardoksi shqiptar/ Fondi Besa publikohet ndër 50 institucionet mikrofinanciare më të mira në botë në Shqipëri i palicencuar

********************************
Mbi bazë të të dhënave të grumbulluara nga MIX-Market si dhe analizat e kryera nga kompanitë e njohura në rating si Micro-Credit Ratings International Ltd dhe MicroRate, revista Forbes ka publikuar listën e këtyre institucioneve. Vlerësimi është bërë duke u bazuar në disa tregues kryesorë si portofoli, shpenzimet, teprica e kredisë etj. Sipas këtij vlerësimi fondi Besa renditet në 50 Institucionet mikrofinanciare më të mira në botë.
Fondi
Rezultatet e vitit 2007 për fondin Besa, shënuan një konsolidim dhe zgjerim të aktivitetit duke shënuar rreth 9,200 klientë aktivë dhe një tepricë kredie prej gati 37 milionë dollarësh. Që nga fillimi i aktivitetit fondi Besa ka dhënë rreth 37,00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›