Bode u kërkon investitorëve të rrisin investimet
Ministri i Financave, Ridvan Bode, u bëri thirrje donatorëve të rrisin investimet në sektorët prioritarë për zhvillimin e vendit. Gjatë fjalës së tij në tryezën e rrumbullakët të qeverisë shqiptare me donatorët të zhvilluar dje në Tiranë, ministri Bode u kërkoi donatorëve të kontribuonin me investime në punët publike. Duke e konsideruar kontributin e donatorëve "si të çmuar" për qeverinë shqiptare, kreu i Financave Publike kërkoi prej tyre për të kontribuar në këtë periudhë krize financiare globale për të investuar në punët publike, si dhe rishikimin e procedurave për të qenë në këtë mënyrë më efektiv dhe më prezent në investime. Bode iu bëri të ditur gjithashtu donatorëve një sërë lehtësish të ndërmarra nga qeveria shqiptare për investitorët, si përjashtimi i Organizata Joqeveritare nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ligj i cili sipas tij, është miratuar në muajin tetor të këtij viti. "Nxitja e biznesit nëpërmjet politikave lehtësuese fiskale e administrative ka ndihmuar në stabilitetin makroekonomik, ndërsa përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, rinovimi i teknologjive në sektorë të ndryshëm dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore kanë rritur eficencën e ekonomisë, duke e kthyer këtë të fundit gjithnjë e më tepër në një faktor të rritjes ekonomike", - nënvizoi Bode.
Nafta, çmimi në bursë bie, në vend s’lëviz
Nafta në tregjet botërore çdo ditë po shënon rënie, duke e çuar çmimin e saj deri në 58 dollarë për fuçi. Por kjo s’përben aspak obligim për tregtarët shqiptarë të karburanteve, për të reflektuar çmimin e ulur në pikat me pakicë. Në pikat e tregtimit të karburanteve në Tiranë, çmimet gjatë kësaj jave vazhdojnë të jenë mesatarisht në të njëjtat kuota me ato të javës së kaluar, kur u ulën me 5 lekë për litër (1 litër naftë me 130 lekë, 1 litër benzinë dhe 1 litër euro diezel me nga 135 lekë), duke pasuar uljen e dy javëve më parë me 5 lekë për litër. Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë në kuota të ulëta, duke shkuar vazhdimisht drejt uljes, pardje në 58 dollarë për fuçi, dje (13 nëntor) në 55 dollarë për fuçi, ndërsa në fillim të javës (10 nëntor) në 63 dollarë. Në pikat e tregtimit të karburanteve para dy javësh 1 litër naftë u shit mesatarisht me 135 lekë, 1 litër benzinë me 140 lekë, ndërsa 1 litër euro diezel po me 140 lekë. Ndërsa javën e kaluar çmimet u ulën me 5 lekë për litër. Të njëjtat çmime ishin mesatarisht edhe dje (14 nëntor) pothuajse në shumicën e pikave të tregtimit të karburanteve në Tiranë.