E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon ligji për transmetimet numërike

Kreytaria e këshillit kombëtar të radio-televizionit Mesila Doda deklaron se institucioni që ajo drejton ka përfunduar ligjin për trasmetimet numerike në bashkëpunim me të gjithë aktorët ndërkombëtarë. Në një komunikim me mediat znj.Doda bëri të ditur se progress raporti i vitit 2008 për shqiperinë vlerëson lart punën dhe angazhimin e KKRT në funksion të detyrave ligjore. Sipas saj, ky raport shtron si domosdoshmëri reformën ligjore për radio-televizionet. Ndërkaq kreu i KKRT-së duke folur për buxhetin e shtetit kërkoi nga qeveria të miratohet vendimi për ambientet e reja pasi kushtet aktuale në të cilat ky isntitucion ushtron aktivitetin e saj janë mizerabël.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›