Bode:Opozita po gënjen për krizën ekonomike
Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar në seancën plenare se opozita po jep shifra jo të sakta të ekonomisë së vendit. Sipas tij realiteti i ekonomisë shqiptare është krejt ndryshe nga çfarë thekson opozita duke shtuar se me strategjinë e saj ajo po kërkon të dëmtojë në themel interesat e vendit.
Bode duke i cilësuar absurde idetë e Partisë Socialiste se tashmë po vjen periudha e krizës ekonomike në vend theksoi se marsi i vitit 2010 ka pasur të ardhurat më të mëdha në dogana sesa në vitin 2009.