E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Berisha kërkon ta largojë vëmendjen nga kriza

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së Gramoz Ruçi e cilësoi deklaratën e kryeministrit Berisha për sheshin "Skënderbej" si shashkën e radhës. Duke reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha ku i bënte thirrje kryebashkiakut Rama të bashkëpunojë për rikostruksionin e sheshit "Skënderbej" Ruçi theksoi se kryeministri kërkon ta largojë vëmendjen nga kriza politike dhe nga kërkesat e PS-së për transparencë.
"Kryeministri hodhi shashkën e radhës për sheshin theksoi Ruçi duke shtuar se Berisha po kërkon të heq vëmendejn nga kriza politike, ekonomike dhe institucionale në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›