E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi,Berisha: Rama të bashkëpunojë

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kryebashkiakut Rama të bashkëpunojë me qeverinë për rikostruksionin e sheshit "Skënderbej".
"Jam këtu do për të paraqitur shqetësimin e madh lidhur me zhvillimet e fundit rreth sheshit "Skënderbej" theksoi Berisha në seancën e sotme planare duke shtuar se kërkesës për bashkëpunim Rama i është përgjigjur në mënyrë brutale.
Sipas tij gjendja e sheshit është një turp për të gjitha institucionet e vendit duke shtuar se të gjithë vizitorët që kanë ardhur i kanë shprehur atij shqetësimin lidhur me gjendjen e sheshit.
"Unë do ta ndihmojë bashkinë pavarësisht debateve theksoi berisha duke shtuar se ai nuk do t'i penalizojë qytetarët për shkak të këtyre debateve.
Ndërkohë Berisha theksoi se projekti i bashkisë së Tiranës për të mos lejuar lëvizjen e makinave do të sjellë një katastrofë të vërtetë për trafikun. Sipas tij qeveria i ofron një zgjidhje bashkisë për të bërë një studim për trafikun në Tiranë dhe nëse del që trafiku nuk do të ketë probleme atëherë sheshi "Skënderbej" le të mbetet këmbësor.
"Nëse bashkia kërkon një shesh vetëm për këmbësorët atëherë duhet të rikthejë edhe tregun në shesh theksoi Berisha duke shtuar se qeveria kërkon zgjidhje të garantuara për trafikun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›