E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka-Haxhiaj, bisedime ne Gjermani

Jahmir Hyka, talenti me i madh i futbollit shqiptar ne pese vitet e fundit, ndodhet ne Gjermani per bisedime se bashku edhe me menaxherin e tij, Sokol Haxhiaj. Bisedimet po kryhen me dy klube gjermane: Mainc dhe Munih 1860, skuadra qe sezonin e kaluar kane milituar ne Bundesliga 2. Talenti bardheblu eshte shume i kerkuar ne Evrope dhe ka nje adhurues me emer te madh si ish-trajnerin e kuqezinjve, kroatin Oto Baric. Gjithsesi, per lojtarin ne pronesi te Olimpiakosit ne Greqi, piste e forte mbetet edhe Dinamo e Zagrebit, pavaresisht se Dinamo e Tiranes, po ben c'eshte e mundur per te siguruar sherbimet e tij, duke kerkuar t'ia "zhvate" lojtarin bardhebluve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›