E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Boehly shkarkoi Tuchel pas refuzimit famëkeq

Pak muaj pas shkarkimit të Tomas Tuchel nga detyra e trajnerit të Chelsea dalin detajet e arsyes, e cila shtyu pronarin e klubit të merrte vendimin drastik. Sipas mediave angleze rrezultatet e dobëta të Chelsea-t në fushë nuk kishin asnjë lidhje me largimin e “TT” nga pankina e klubit londinez.

Mësohet se Tuchel ka dëshpëruar pronarin e klubit duke i mohuar vizitën në dhomat e zhveshjes. Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Chelsea-t dhe West Ham në muajin shtator. Presidenti Boehly kishte kërkuar që në pushim të atij takimi të zbriste në dhomat e zhveshjes së bashku me disa miqtë e tij. Mes grupit që do të shoqëronte presidenti ishte homologu i tij i LA Dodgers si dhe disa fëmijë.

Në atë moment takimi ishte në barazim dhe sipas dëshmitarëve Tuchel kishte rreaguar keq përballë kësaj kërkese. Refuzimi nga ana e gjermanit ka inatosur pronarin e Chelsea-t, i cili e shkarkoi trajnerin pas humbjes në Champions përballë Dinamos të Zagrepit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›