E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Basketboll meshkuj/Besëlidhja, titulli dhe historia është një

Besëlidhja në basketboll për meshkuj ka arritur të triumfojë dhe në finale e dytë të fazës play-off përballë Tiranës, duke fituar me rezultatin 80-73 në “Feti Borova”. Një ndeshje emocionuese mes dy skuadrave që tentuan deri në fund, por janë lezhjanët ata që buzëqeshin duke firmosur për 2-0 serinë e fitoreve.

Besëlidhja ishte pothuajse gjatë gjithë kohës në avantazh, por pa krijuar një hendek të madh ndaj kundërshtarit. Edhe njëherë, lezhjanët bënë diferencën me goditjet nga distanca. Fundi i ndeshjes kishte dhe tension, me bardheblutë që protestuan ashpër ndaj gjyqtarëve. Mbyllet me fitoren e lezhjanëve 80-73, të cilëve u duhet dhe një fitore për të prekur titullin dhe për të shkruar historinë.

PLAY OFF

BESËLIDHJA-TIRANA 93-77

TIRANA-BESËLIDHJA 73-80

BESËLIDHJA-TIRANA më 26 prill

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›