E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Buxheti i Tiranës, këshilltarët e PD kundër

Këshilltarët demokratë vazhdojnë të pozicionohen kundër buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Loja e pingpongut që u bë me buxhetin edhe në zyrën e prefektit e ka spostuar sërish vëmendjen te këshilltarët bashkiakë, ku demokratët këmbëngulin në qëndrimin e tyre. Partia Demokratike deklaroi dje publikisht se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj buxhetit të Bashkisë së Tiranës, edhe pas kthimit të projektit nga prefekti. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, tha se këshilltarët bashkiakë të kësaj force politike nuk do ta votojnë buxhetin deri në transparencën e plotë të fondeve nga Edi Rama. "Pasi me figurën e tij të numërimit të votave, tamam si Mr. Dosja, u tregoi shqiptarëve se ju votoni dhe unë numëroj. Zoti Rama, kryetar i bashkisë me korrespondencë, tashmë e ka futur Tiranën në paralizë të plotë. Partia Demokratike e paralajmëron Ramën se pa transparencën e plotë të buxhetit të Tiranës, këshilltarët e saj do ta votojnë atë kundër", u shpreh Bogdani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›