NJë KONT Në FRAKULL
Jemi nisur për të kërkuar një histori të
vjetër dhe hasim në një lajm fare të
ri: në Myzeqe po bie borë. Vendasit
thonë se dimër si ky i sivjetmi kishte
nja dhjetë vjet pa bërë. Duke u ruajtur
nga shiu-dëborë i Myzeqesë, strukemi
në një lokal të Fierit në pritje të kolegëve
tanë. Bashkë me ta, kemi vendosur të
shkojmë në Frakull, një fshat i njohur në
anë të Vjosës, farë afër Levanit, qendër e
një komune me tetë fshatra ku jetojnë afër
11 mijë banorë. Përtej xhamave fi erakët
shpejtojnë të bëjnë punët e tyre, të mbërthyer
fort nën xhupa të rëndë e shalle të
leshtë. Si për çudi, një emër që e kishim
prej kohësh ndër mend na del përpara:
Keglevich. Deri tani nuk është njeri. Është
thjesht etiketa vezulluese e një shisheje
vodka të prodhimit italian, më saktë nga
Trieste, që na "sheh" nga banaku. Askush
nuk kujtohet për Kegleviçin. Kush ia ka
ngenë që të pijë që në mëngjes vodkë me
pjeshkë apo me pjepër! "Është me fruta,
është me fruta…", na thotë i çuditur një
kamerier i ri kur i kërkojmë të na sjellë një
shishe Keglevich. Djali i mbarë nuk ka se
si ta dijë, që në këtë ditë të ftohtë shkurti,
pikërisht ky emër na ka sjellë këtu.
Aventura e Kegleviçit
Imre von Keglevics (në disa raste
shkruhet edhe Keglevich) ishte kont
hungarez. Duhet të ketë qenë shumë mik
me Syrja bej Vlorën, kushëri dhe rival i
Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë,
përderisa ky i fundit një ditë prej ditësh
vendos që ta vendosë kontin në pronat
e tij në Frakull. Më mirë se kushdo, historinë
e këtij hapi, të padëgjuar për kohën,
e ka shpjeguar Eqrem bej Vlora në kujtimet
e tij. Duket se vendosja e kolonëve
të huaj, me qëllim zhvillimin modern të
bujqësisë, ka qenë një dëshirë e vjetër e
Syrja beut. Ky edhe në 1888 kishte sjellë
22 familje arbëreshe në çifl igjet e tij në
Skrofotinë. Por, nuk dihet përse, kjo punë
eci ters.
Eqrem beu shkruan kështu në kujtimet
e tij: "… Por im atë nuk i dorëzonte armët
aq lehtë. Në vitin 1891 ai merret vesh
me një aristokrat hungarez, kontin Imre
Kegleviç, të cilin e kishte mik dhe i jep atij
me qira për nëntë vjet çifl igjet e Frakullës,
Çervenit, Ferrasit dhe Zhukës. Ishte
fjala për një sipërfaqe prej 7000 hektarësh
bashkë me një shtëpi shumë të mirë
zotërinjsh. Qiraja prej 2000 napolonash
në vit nuk ishte e pakët, por tim eti as që
i shkonte ndërmend të pasurohej me to.
Ai donte vetëm të çonte përpara modernizimin
e bujqësisë. Në Frakull erdhën
makina bujqësore, bagëti dhe familje
nga Hungaria dhe dy vjet më vonë çifl igu
kishte pamjen e një ekonomie evropiane.
Po përsëri dolën në skenë ziliqarët e
poshtër dhe shpifësit. Dhe në Vlorë ata
i gjeje më me shumicë dhe më të pacipë
se kudo. Po kush ishin, vështirë të thuhej.
Ata nuk përbënin asnjë klasë, as ndonjë
grup të organizuar. Tiparet e tyre dalluese
ishin paturpësia me të cilën ata gënjenin,
vrazhdësia me të cilën vepronin, për
sa kohë nuk kishin frikë, përulësia që
dëftenin, kur shpresonin të fi tonin diçka,
apo trembeshin ta humbisnin, poshtërsia
me të cilën intrigonin, mëndjemadhësia
që ata ndjenin ndaj çdo njeriu më pak
të rafi nuar dhe dinak. Ata dilnin nga të
gjitha klasat dhe më rrallë nga ajo e larta,
e këtu kryesisht kur ishin varfëruar… Një
herë këta gurë të hedhur sollën pasoja
serioze. Shpifësit lajmëruan telegrafi sht
në Stamboll se Syrja beu, i armatosur nga
monarkia austro-hungareze po përgatitet
të shpallë pavarësinë e Shqipërisë dhe
veten e tij si mbret. Armët dhe topat janë
fshehur në Skelë thoshte kallzimi, dhe
vetë doganierët bëjnë pjesë në komplot.
Stambolli i dërgoi menjëherë urdhëra të
rrepta mëkëmbësit në Janinë (gjeneral
Ahmet Hifzi pashës) dhe njëherësh në
vend dërgohet një komision hetimor. Në
Skelë ishin stiva me dëngje të rënda të ardhura
nga Fiume të cilat, gjoja përmbanin
armë. Dengjet u hapën. Dhe çfarë u gjet
në to? Kazma, lopata, zorrë uji, shirëse
dore dhe paisje e vegla, të cilat kurrsesi,
nuk mund të lidheshin me ndonjë përgatitje
për luftë. Turpi i kallzimtarëve, i
valiut të Janinës që i pati mbështetur, si
edhe i autoriteteve qeveritare që lejuan
të hiqen për hunde, ishte i plotë. Mirëpo
askush nuk donte ta pranonte se kishte
gabuar, edhe askush nuk u dënua apo u
qortua. Por njëherësh askush nuk donte
ta ndalonte rrotën që u vu në lëvizje.
Marrëdhëniet mes tim eti dhe general
Hifzi pashës u acaruan më tej, sa së fundi
u bënë thuajse armiqësore, sepse secili
ngulte këmbë pranë Portës dhe qeverisë
në Stamboll që tjetri të largohej nga Janina
apo nga Vlora. Ndërkaq kontit Kegleviç në
Frakull iu mërzit jeta, derisa, i sëmurë e i
shkurajuar, në vitin 1894 shkoi në Budapest
dhe nuk u kthye më në Shqipëri. Krejt
projekti u la kështu pas dore…".
Vetëm tre vjet, vetëm kaq paska vazhduar
aventura e kontit hungarez në
Frakull. Një tjetër albanolog i famshëm,
italiani Baldacci, ka lënë pas një dëshmi
mbi këtë peripeci të rrallë. Baldacci e
takoi vetë Kegleviçin gjatë një udhëtimi
që ndërmori në gushtin e 1892-shit. Ai
shkruan: "…Unë të shoh ende o magjar
i kulturuar dhe fi snik, si një person të
gjatë dhe të dobët, me shëndet të keq
por me sy të gjallë, mendjemprehtë dhe
të palodhur, të gatshëm për të drejtuar
hungarezët e tu besnikë, që i solle këtu
me sakrifica të mëdha nga ultësirat
atërore pjellore të Danubit në fushat e
egra të Vjosës, me shpresën për të hapur
rrugën e qytetërimit të Shqipërisë! Kush
ishte Kegleviçi? Përse kishte vendosur të
vendosej në Shqipëri? I ndjeri kont bënte
pjesë në atë fi snikëri magjare të shkëlqyer
dhe të lashtë, që gëzonte marrëdhënie
farefi snije me burrat më të lartë të shtetit
hungarez. Pasuria e tij e madhe atërore,
e goditur dhe e dhjetuar nga fatkeqësitë,
e bindi të kërkojë fatin e vet, duke marrë
me qera nga Syrja bej Vlora pronat e
mëdha të Frakullës, me të cilat shpresoi,
me një kultivim të përkryer evropian, të
zëvendësonte humbjet. Projekti i tij ishte
madhështor dhe shumë i kushtueshëm.
Por duke patur besim te aftësitë e veta
si bujk me përvojë dhe në energjinë e
njeriut të vendosur, solli në Frakull një
koloni hungarezësh që i njihnin të gjitha
të rejat e bujqësisë moderne. Përveç
makinave të çdo lloji, nuk harroi qetë e
punës dhe kuajt e racave më të mira të
vendit të vet. Duke i përballuar praktikat
e qeverisë turke, iu fut punës, duke e bërë
brenda pak kohësh fushën e Frakullës një
ekonomi model. Gruri, misrat amerikane,
duhani, pambuku, liri, qiqrat, fasulet,
të gjitha produktet bimore të Evropës
Jugore, zhvilloheshin aty në mënyrë me të
vërtetë të çuditshme dhe jepnin produkte
që kurrë dhe askush nuk i kishte ëndërruar
t‘i shihte në këto vende. Sasia bënte
garë me cilësinë. Por dy vjet prova nuk i
sollën veçse humbje të mëdha. Produktet
e siguruara me aq sakrifi ca mbeteshin
nëpër hambare, i mungonin mjetet e
transportit, blerësit donin të blinin me
para në dorë. Shkurt, kontit Kegleviç
i duhej ta linte këtë ndërmarje dhe të
kthehej në Hungari, ku vdiq, më duket,
më 1894…".
Për herë të fundit, emrin e Kegleviçit
e hasim disa vjet pas vdekjes së tij, në
një raport që u hartua nga profesori
vjenez Sedlmayer gjatë pushtimit austrohungarez
të territoreve shqiptare. Duke
e cituar si të vetmin hap për të krijuar
ekonomi bujqësore moderne, Sedlmayer
shkruan: "Suksesi që arriti Kegleviçi në
vitet e para duhet të ketë qenë shumë entuziasmues,
porse vështirësitë që i krijoi
qeveria otomane e detyruan që të prishte
kontratën para kohe duke pësuar kështu
humbje shumë të mëdha…".
Në kërkim të gjurmëve
Në Tiranë na kishin thënë se mbase
shenja e vetme e mbetur në Frakull duhej
të ishte godina e komunës, dikur shtëpia
e beut. Të parën ndalesë e bëjmë në Levan.
Teksa mundohemi të kemi parasysh
imazhin e aristokratit Kegleviç me trupin
e gjatë e të hollë, shëndetlig, por me sy
xixëllonjës, fjalëpakë, por shumë punëtor
na del përpara… Rrapi. Ky është një rom
me të cilin ne miqësohemi shumë shpejt.
Rrapi është në qejf, shumë në qejf. Sapo
ka mbaruar njërën prej punëve më të
rëndësishme në jetë. Ka fejuar njërën nga
vajzat. "O Rrapi ke dëgjuar ndonjëherë ti
për ndonjë Kegleviç që ka qenë këndej një
herë e një kohë?", e pyesim mikun tonë
në kulmin e entuziazmit. "O byrazer, unë
kam fejuar çupën je në metro ti apo…?",
përgjigjet Rrapi me të drejtë. Rreth tavolinës
janë mbledhur sakaq shokë e miq
të Rrapit dhe Kegleviçi përballë haresë
së fejesës na duket edhe më i zbehtë se
sa duhet të ketë qenë dikur në Frakullën
e 118 vjetëve më parë. Në skaj të lokalit
na bën përshtypje një i moshuar që rri
krejt i heshtur, te gjunjët e tij rrotullohet
një vajzë e vogël. "Atë burrë po, atë duhet
ta takoni", jep komandën Rrapi. Jemi
nisur për një histori të vjetër dhe gjejmë
para nesh një histori të gjallë. Nako Koçi,
është 68 vjeç. Nuk është rom, por jeton
mes tyre. Vajza e vogël që i sillet nëpër
këmbë është Konstantina. Nuk është
mbesa. Është vajza e tij. Nako ka kaluar
një pjesë të mirë të rinisë së tij në burg.
Kur ka dalë nga burgu ka gjetur lirinë,
por jo më atë jetë që mendonte. Të gjithë
e kishin braktisur. Nako atëherë kishte
vendosur të martohej me një rome të re
dhe ishte vendosur në Levan, në fshatin e
nuses. Nga kjo martesë lindi Konstantina,
por nusja vdiq gjatë lindjes. Nako nuk ka
edhe aq dëshirë të kujtojë vitet e burgut.
"Vetëm m‘i bëni të fala, Spartak Ngjelës,
Fatos Lubonjës, Pano Taçit, këdo që njihni
nga shokët e mi të vjetër", thotë dhe pastaj
na kujton një hall tjetër që ka lidhje me
regjistrimin e Konstantinës në gjendjen
civile. Hallet kanë vendosur që të mos i
ndahen këtij njeriu.
Jashtë shiu vazhdon të lagë një pllakë
përkujtimore. Ne kujtohemi se pikërisht
në këtë vend u regjistrua një nga ngjarjet
më tragjike të 1997. Në marsin e "vitit të
mbrapshtë", 18 vetë u vranë në një lokal
të thjeshtë që është krejt në krahun tonë.
"Po ajo punë si ishte?", pyesim miqtë tanë
romë. "Ah, ashtu ishte koha, po ne nuk
dimë gjë. Ata që bënë atë punë ishin të
ardhur…", mezi fl et njëri prej tyre. Një
tjetër shkel syrin. Shenjë që nuk duhet të
merremi më gjatë me atë histori të përgjakur.
Kemi ardhur për atë hungarezin,
Keglemanin, apo qysh e kish emrin ai?
Dhe kështu vazhdojmë të pyesim për
kontin tonë.
Në qendër të Frakullës është heshtje
e madhe. Një godinë e lyer me ngjyra
të forta na bën me dije se jemi përpara
selisë së komunës, shenjës së vetme që
mund të ketë mbetur nga aventura që
po gjurmojmë. Nëpunëset e reja ngrenë
supet: Duhet të pyesni më të moshuarit!
Në lagjen e krishterë takojmë Kozma
Madhin me të shoqen. Të dy janë ndër më
të moshuarit në fshat. Nuk kanë dëgjuar
gjë për Kegleviçin. Mbajnë mend vetëm
Nuredinin, beun e fundit. "E mbaj mend
thotë plaka, që është e bija e priftit të dikurshëm
të Frakullës - sarajet i kishte të
rrethuara. Beu bridhte me kalë dhe nuk
lejonte askënd që të ngrinte oxhak. Oxhak
duhej të kishte vetëm ai. Më ka mbetur
në mendje se kërkonte gjithnjë kaposhin
më të mirë".
Në një shtëpi pranë takojmë një tjetër
të moshuar. Petro Petani është 86 vjeç.
Edhe ky ngre supet kur i përmendim Kegleviçin
tonë. Nuredin beu kujtohet sakaq
fare mirë, por sa për të huaj në këto anë…
"Ah, po - kujtohet xha Petro - kanë qenë
varret e austriakëve në anë të fshatit. Ato
po, i mbaj mend. Po u prishën se ajo anë
u bë tokë buke, sa për të tjerat, nuk di t‘ju
them gjë tjetër".
Kthehemi edhe një herë para godinës
së komunës. Mbase është e vetmja shenjë
që ka mbetur nga aventura e një njeriu që
kërkoi ta gjente lumturinë, duke ikur nga
Danubi për të ardhur në Vjosë.