E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurakuqi: Deputetët, kandidatët të tregojnë pasurinë

Kreu i PDK-së, Anton Gurakuqi, i propozoi dje spektrit politik që në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të respektojë një Kod Morali dhe Etike për sa i takon procesit të caktimit të kandidatëve për deputetë. Në këtë kuadër, PDK propozoi që çdo subjekt që do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit me kandidatët e tij të respektojë disa kritere bazë. Njëri prej tyre është që kandidatët për deputetë të mos kenë pasur lidhje me organet e sigurimit të shtetit, ose të kenë ndihmuar në persekutimin e mijërave familjeve shqiptare gjatë viteve të diktaturës. Një tjetër pikë është që kandidati të dallohet në opinionin publik për ndershmërinë e tij, për qëndrueshmëri morale e të karakterit dhe të rrezatojë reputacion pozitiv. Kandidati, gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të çfarëdo profesioni, të mos ketë pasur precedentë penalë. Dhe pika e fundit është që kandidatët duhet të jenë të gatshëm të bëjnë publike pasurinë e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›