Bogdani: Edi Rama ka një zakon të vjetër..., ai merr këshilla vetëm nga humbësit
Deklarata për shtyp e deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani
"Javën që kaloi z.Rama telefonoi e solli në Tiranë shokët e tij humbës të Internacionales Socialiste, që kanë të njëjtin fat si ai, në një përpjekje te dëshpëruar për te shuar rebelimin që ka nisur ne partinë e tij dhe përpjekjen për të ardhur në pushtet me çdo kusht.
Ata që iu përgjigjen thirrjes se tij kanë të gjithë një gjë te përbashkët: Janë humbës!
Z. Papandreu, President i Internacionales Socialiste, mësuesi i pare dhe frymëzuesi i Edi Rames, u detyrua të lërë në mes mandatin e tij të Kryeministrit të Greqisë në vitin 2011, për shkak te krizës ekonomike, ku u zhyt vendi i qeverisur prej tij.
Si pasoje e lidershipit të tij prej diletanti dështak, për herë të parë që nga krijimi, partia e madhe greke PASOK sot është katandisur me 12% të elektoratit grek në vendin e tretë.
Z.Stanishev, President i Partive Socialiste Europiane, humbi zgjedhjet në Bulgari ne vitin 2009. Një sërë skandalesh shoqëruan mandatin e tij si Kryeministër.
Z.Pitela, Zv-President i Parlamentit Europian, përfaqësues i Partisë Demokratike në Itali, e cila qysh se u krijua si formacion i të majtëve në 2007, nuk ka ardhur ende në pushtet dhe po dështon edhe në këto zgjedhjet e fundit.
Z.Ayala është një apatrid i njohur në Internacionalen Socialiste, por askush nuk e mban mend se kur ai ka fituar një pale zgjedhje.
Z.Rama humbi zgjedhjet në vitin 2009, dhe humbi zgjedhjet ne vitin 2011. Ai humbi sepse qytetarët e refuzuan atë. Ai di vetëm të humbas. Ai beson se i mbështetur nga humbësit e mëdhenj të Rajonit do mund ti buzëqesh fitorja, por shqiptarët e dine mirë se nga humbësit dhe humbja vetëm humbje vijnë.
Dihen botërisht arsyet pse Rama dhe shokët e tij janë humbës.
Sepse ata kanë të njëjtat ide dështake të së shkuarës, si rritja e taksave, pengimi i biznesit, rritja e papunësisë.
Humbësit që Rama ftoi janë braktisur nga qytetaret e tyre sepse ata kane refuzuar me kohë këto ide të rrezikshme, bashkë me ideatorët e tyre.
Ai i ftoi këto ditë për ta shpëtuar nga rebelimi i njerëzve të tij që deklarojnë se duan të shpëtojnë nga Rama, por nuk po e heqin dot dhe mezi presin 23 qershorin ti japin duart.
Edi Rama ka një zakon të vjetër; ai merr këshilla vetëm nga humbësit, lista e të cilëve është shumë e gjatë. Ndaj nuk është çudi që këshillat e tij tani të vijnë edhe nga Kuba apo Venezuela".