E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna mbi operatorin e Top Channel, reagon Unioni i Gazetarëve:Të merren masa për përgjegjësit

Gazeta Shqip

Unioni_GazetareveUnioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia mbi operatorin e televizionit Top-Channel gjatë ndeshjes së djeshme Tirana-Skënderbeu.

Lajmi i publikuar për dhunën e ushtruar ndaj operatorit të TV Top-Channel nga punonjësit e Policisë së Shtetit në mjediset e Komisariatit Nr 1 në Tiranë, ka shkaktuar shqetësim për anëtarësinë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Ky rast si dhe disa ankesa të ardhura nga gazetarë e reporterë në terren, paralajmërojnë një klimë të re acaruese ndaj reporterëve që angazhohen në kushte shumë të vështira për të pasqyruar çdo zhvillim e ngjarje në mjediset e veprimtarive masive, jo vetëm elektorale, thuhet në një reagim të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, ku më tej kërkohet nga autoritetet e larta të Policisë së Shtetit të merren masa dhe të vihen para përgjegjësisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, apelon pranë Policisë së Shtetit të dëshmojë kujdes dhe korrektesë ligjore në sjelljen dhe marrëdhëniet me gazetarët, operatorët dhe gjithë punonjësit e medias shqiptare, përfundon reagimi.

Gjatë ndeshjes së djeshme mes Tiranës dhe Skënderbeut, policia ushtroi dhunë të paprecedentë në stadiumin Qemal Stafa dhe jashtë tij. Prè e kësaj dhune është bërë edhe operatori i Top Channel,Genti Balla, që ka qenë duke dokumentuar ngjarjen. Ai është penguar të filmojë, është shoqëruar në komisariatin numër 1 dhe është goditur brenda ambienteve të tij nga drejtues të lartë të policisë. Sipas dëshmisë së gazetarit në komisariat nga zv-Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Operatori është lënë i lirë vetëm pasi ka firmosur një deklaratë, ku dhuna e ushtruar nuk figuron në përmbajtjen e tekstit të saj, por shenjat e dhunës janë më se evidente në fytyrën dhe syrin e tij.

Incidentet mes tifozëve dhe forcave të rendit kanë nisur gjatë pushimit të ndeshjes, kur policia ka ndërhyrë me forcë dhe ka dhunuar tifozët e Tiranës. Përveç se i ka goditur brenda në shkallët e stadiumit dhe jashtë tij, policia ka shoqëruar për në komisariatin numër 1 edhe një pjesë të tifozëve të Tiranës.

8 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Dhuna mbi operatorin e Top Channel, reagon Unioni i Gazetarëve:Të merren masa për përgjegjësit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›