Qeveria e Kosovës: Të zhgënjyer me refuzimin e palës serbe
PRISHTINË-Qeveria e Republikës së Kosovës është e zhgënjyer me refuzimin që pala serbe i bëri propozimit të dhënë nga Baronesha Ashton për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, dërguar pak më parë, theksohet se "propozimet e dhëna nga BE ishin në funksion të paqes, stabilitetit dhe evropianizimit të rajonit dhe do të shënonin fillimin e përmbylljes së një konflikti historik në rajon".
Kosova tashmë ka bërë një varg kompromisesh që kulmuan me Pakon Gjithëpërfshirëse të Presidentit Ahtisaari, thekson Qeveria kosovare.
"Po ashtu, edhe përgjatë tërë këtij procesi Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë qenë të gatshme për vendime jo të lehta, por në dobi të Kosovës dhe të ardhmes së sajë evropiane", shtohet më tej.
Qeveria e Kosovës vazhdon të besojë që dialogu është zgjidhja e vetme dhe mbetet e përkushtuar në këtë proces.
(e.m/ata/BalkanWeb)