E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riera mbetet në Liverpool

Menaxheri i Albert Rieras ka mohuar spekulimet rreth transferimit të mesfushorit të Liverpoolit në Olympiakos.

ë fundmi thuhej se gjiganti grek është i interesuar për reprezentuesin spanjoll i cili është duke kaluar një sezon të vështirë në Anfield pas debutimit produktiv në edicionin e kaluar.

Por, përfaqësuesi i tij Angel Castell ka thënë se ai nuk ka kontaktuar me Olympiakosin dhe se klienti i tij nuk planifikon të largohet nga Liverpool.

“Nuk kam dëgjuar asgjë nga Olympiakos. Albert ka edhe dy vjet kontratë me Liverpoolin”, tha Castell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›