Vieira në City

Patrick Vieira i është nënshkruar vizitave mjekësore të enjten para kompletimit të transferimit për 18 muaj në Manchester City.
Ish kapiteni i Arsenalit spekulohej me rikthim në Premierligë pasi deri më tani gjatë këtij sezoni kishte bërë vetëm 16 paraqitje në të gjitha garat për Interin – shumica prej tyre si rezervist.
Tani, ai pritet ti bashkohet menaxherit të Cityt, Roberto Mancini, i cili e kishte transferuar Vieiran në Inter më 2006.
“Dua të luaj në Kampionatin botëror dhe është me rëndësi për mua të shkoj në Manchester City”, tha Vieira për Eurosport.