Hendrit Ferra bashkohet me Tiranën

(ALBANIA SPORT) – Hendrit Ferra është përforcimi i parë i merkatos dimërore të Tiranës. Sulmuesi 20-vjeçar ishte huazuar te Teuta e Durrësit (6 ndeshje këtë sezon). Ferra do të jetë pjesë e grupit të kampionëve në fuqi që do të udhëtojnë të shtunën në grumbullimin në Turqi.