E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Kundër Rumanisë për hakmarrje

/* */

Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë i Shqipërisë (15 gola), pas pushimit të detyruar me Francën, do të rikthehet kundër Rumanisë.

Sulmuesi: “Kundër Rumanisë duhet të luajmë fort. Duhet të kujtojmë dhe humbjen 6-1 që na shkaktoi kjo skuadër dhe duhet ta kthejmë në forcë”.

Shqipëria vjen në ballafaqimin e dytë sezonal me rumunët pas katër humbjeve rresht në eliminatoret e Euro 2012-s.

Bogu: “Duhet të luajmë sa më mirë që ta fitojmë këtë ndeshje”.

Te Rumania luan Adrian Mutu, shok skuadre i Erjon Bogdanit te Cezena e Serisë A.

“Princi i Epirt”: “I thashë Mutusë se pas humbjes 6-1 do të ishte më mirë që skuadra e tij të mos vinte në Tiranë”.

Në lidhje me të ardhmen e tij, 34-vjeçari tha se ka rënë dakord me presidentin e FSHF-së, Duka, se ai do të ishte i gatshëm në shërbim të kombëtares nëse do të kishin nevojë për shërbimet e tij.

Në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, Shqipëria barazoi 1-1 në Pietra Neamnt, me golin e barazimit të realizuar nga Gjergji Muzaka.

Shqipëria ka grumbulluar 8 pikë në 9 ndeshjet, ndërsa Rumania 13.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›