E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca shpreson në “mrekulli” mjekësore

Franca e goditur rëndë nga lëndimet shpreson që stafi mjekësor i saj të bëjë “mrekulli” para ndeshjes vendimtare kualifikuese për Euro 2012, të martën në shtëpi kundër Bosnjës, ku Les Blues do të kërkojnë fitoren pavarësisht se u mjafton edhe barazimi.

Franca, që udhëheq grupin D me 20 pikë dhe ka një pikë më tepër se Bosnja, e mposhti me lehtësi Shqipërinë 3-0 të premten, me qasje ofensive dhe synon të bëjë njësoj edhe të martën.

Por, skuadra ka probleme të mëdha me mungesa, sidomos të mbrojtësve, pasi janë pa Bacary Sagnën, ndërsa mund të mungojnë edhe Patrice Evra, Mathieu Debuchy dhe Eric Abidal, të lënduar.

Qendërmbrojtësi Abil Dami, i cili pësoi një goditje të premten, pritet të jetë në dispozicion njësoj si Evra, ka njoftuar selektori Blanc, por Abidal, sulmuesi Kevin Gameiro dhe mesfushori Yohan Cabaye vështirë se do të jenë gati.

“Do të jetë e komplikuar. Stafi mjekësor duhet të bëjë mrekulli”, tha Blanc, i cili për ndeshjen kundër Shqipërisë nuk llogariti as në sulmuesin Karim Benzema për shkak të një lëndimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›