E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallku: Koha për fitore ndaj Rumanisë

/* */

Mbrojtësi i Kombëtares, Armend Dallku, pranoi se humbja 3-0 me Francën në “Stade de France” ishte shumë e hidhur.

Kosovari: “Ta lëmë pas atë ndeshje dhe të mendojmë për Rumaninë”.

Në ndeshjen e parë kundër Rumanisë, Shqipëria barazoi 1-1 në Pietra Neamnt, me golin e barazimit të realizuar nga Gjergji Muzaka.

“Nuk kemi shumë diferenca me ta” – tha lojtari i Vorskla Poltavës në kampionatin ukrainas.

Dallku: “Jam optimist se mund të marrim një fitore ndaj tyre”.

Fitorja e fundit e Shqipërisë ndaj Rumanisë daton në vitin 1948: 1-0 në Bukuresht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›