Bogdani: PD zgjedhje të lira, por Rama do të humbasë si në 2007 dhe 2009
TIRANË- Partia Demokratike ka sulmuar kreun e PS-së Edi Rama se ai pretendon se vetëm një KQZ e mbikëqyrur nga ai është e vlefshme. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, deputeti Gerti Bogdani tha e kryesocialisti Rama me anëtarin tashmë të shkarkuar të KQZ-së Ilirjan Muho synonte të përsëriste skenarin e vitit 2003.
Bogdani nënvizoi se Rama trillon justifikime nga frika e humbjes së zgjedhjeve duke injoruar edhe ndërkombëtarët, teksa shprehur angazhimin e PD-së për të mbajtur zgjedhje të lira.
Mbrëmë pamë se si i mendon Z. Rama zgjedhjet e lira dhe të ndershme nëpërmjet dhunës së ushtruar në sallën e Parlamentit. Intimidimi dhe dhuna e demonstruar para syve të Ambasadorit Amerikan dhe pranisë ndërkombëtare në Parlament, shpalosi ngjyrat e vërteta të Z. Rama. Dhe sot ne dëgjuam më shumë ankesa absurde nga Z. Rama, por asnjë kundërshtim të vetëm të bazuar në ligj. Vetëm Z. Rama i lidhur vet kembe e koke me boten e krimit mendon se është mëse e pranueshme të gënjesh para një Komisioni Parlamentar te fshehesh lidhje me krimin për te cilat je shkarkuar me dekret presidencial nga puna sepse ke lene në liri një njeri i cili është dënuar në Milano me burgim të përjetshëm për armëmbajtje pa leje, vrasje dhe prostitucion. Kjo është një shkelje flagrante dhe e papranueshme për një zyrtar të lartë. Përveç gjithë këtyre fakteve dhe 100% qartësi të ligjit, Z. Rama ka injoruar çdo thirrje të komunitetit ndërkombëtar për kompromis. Tashmë Z. Rama ka nisur të trrilloj një realitet të tijin. Si gjithmonë, Z. Rama vazhdon të sajojë nga salloni i tij mavi justifikime se pse do humbasë, njësoj siç bëri në vitin 2007 e 2009 dhe në vitin 2011 kur qytetarët nuk e përkrahën. Ai besonte se edhe kesaj rradhe me Ilirianin e tij do te pergatiste skenarin qe perdori ne zgjedhjet 2003 kunder avokatit Ngjela por rregjistroj humbjen e merituar te rradhes Partia Demokratike zotohet se do te beje gjithcka per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe se do të vazhdojë të punojë që t’i meritojë votat e qytetarëve duke dhënë zgjidhje konkrete për të ardhmen", theksoi Bogdani.
Sipas PD, 'Rama ka dështuar për të marrë nën kontroll zgjedhjet, me 23 qershor, qytetarët do të votojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zëri i tyre do të dëgjohet'.
(e.m/BalkanWeb)