E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, bagëtitë e ngordhura dalin në sipërfaqe pas pëmbytjeve

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO SHKODER - Pas tërheqjes së ujit nga zonat e përmbytura, qindra bagëti të ngordhura kanë dalë në sipërfaqe, duke dhënë kështu alarmin për ndonjë epidemi të mundshme.

Por pavarësisht kësaj situate, Irena Shestani, drejtore e drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik thotë se gjendja nuk është problematike dhe se pritet të merren masat e nevojshme për largimin e tyre.

Në gjitha këto raste, bashkëpunimi jonë është maksimal me drejtorine e bujqësisë dhe përfaqësuesit e Shëndetit Publik janë të pranishëm në grumbullimin dhe groposjen e këtyre kafshëve, - tha drejtorsha Shestani.

Velipoja, Komuna Dajç, Komuna Ana e Malit apo periferia e Shkodrës janë zonat të cilat kanë pësuar tërheqjen me të madhe të ujit dhe pritet të kenë më shumë probleme me kafshët e ngordhura.

Problematike paraqitet situata pasi edhe temperaturat janë rritur gjatë ditëve të fundit.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›