E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votoi pro shkarkimit të Muhos, të rinjtë e FRESSH protestë para shtëpisë së Islamit

TIRANË- Të rinjtë e FRESSH kanë nisur pasditen e sotme një protestë përpara shtëpisë së Kastriot Islamit tek Tirana e Re. Kjo protestë vjen pas votimit të djeshëm në Kuvend, ku ish-deputeti i PS-së, Islami bashkoi votat me PD-në për shkarkimin e anëtarit të propozuar nga LSI-së në KQZ, Ilirian Muho.

Pro shkarkimit të Muhos dje votuan edhe dy ish-deputetët e PS-së, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani.

Ndaj Islamit pati edhe dje revoltë të deputetëve socialiste. Gazmir Bizhga madje i kërkonte të linte sallën dhe sic tregoi më pas Islami, e kishte kërcënuar. Kjo situatë e tensionuar ndodhi para se të votohej në Kuvend shkarkimi i Ilirian Muhos.

Mësohet se protestuesit e FRESSH mbajnë në duar pankarta, “Këtu banon tradhtari Kastriot Islami”. 

Të rinjtë janë shpërndarë më pas nga forcat e policisë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›