Durrës, policia gjen një fëmijë të humbur, familjarët e identifikojnë
DURRËS- Gjenden familjarët e fëmijës së humbur në qytetin e Durrësit. Burime nga policia e Durrësit njoftuan pasditen e sotme se gjetën një djalosh të moshës 4-5-vjeç në lagjen Nr.7 të qytetit, tek rotondoja e kënetës.
Pas lajmërimit në media, ku jepeshin edhe të dhëna për paraqitjen dhe veshjen që djaloshi ksihte menjëherë familjarët kanë shkuar në polici për të marrë djalin. I mituri u mbajt nën kujdesin e policisë në Drejtorinë e Policisë Durrës deri sa familjarët shkuan dhe e morën.
POLICIA GJEN NJE FEMIJE
ORA 17:25 Një djalosh i moshës 4-5-vjeç është gjetur sot nga një patrullë policie në qytetin bregdetar të Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se vogëlush, u gjet në lagjen Nr.7 të qytetit, tek rotondoja e kënetës, ndërkohë që bën me dije se fëmija mban veshur një bluzë të kuqe dhe i ka flokët ngjyrë të verdhë.
Aktualisht i mituri ndodhet në Drejtorinë e Policisë Durrës, nderkohe vuri ne dispozicion edhe nje numer kontakti për cdo person që njeh apo ka informacion për familjen e të miturit.
(e.m/BalkanWeb)