E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Rama asnjë plan konkret, vetëm retorika boshe

gert-bogdaniTiranë- Partia Demokratike ka reaguar sot mbi deklaratat e një dite më parë të kryesocialistit Edi Rama, duke thënë se PS-ja nuk ka asnjë projekt se si do ti realizojë premtimet e saj.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Gert Bogdani, u shpreh se Ramës i intereson vetëm vetja dhe jo qytetarët.

I çoroditur si gjithmonë, mbrëmë në Opinion ne pamë akoma më shumë deklarata të inatosura dhe retorika boshe të Edi Ramës. Dhe ende asnjë plan të vetëm konkret për të krijuar vende pune ose për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në fakt, çdo herë që Rama u pyet për të detajuar ndonjë zgjidhje specifike, ai sulmoi për t’u mbrojtur, duke kërcënuar se do të largohej nga studio në vend që ti përgjigjej pyetjeve të qytetarëve. Sërish, Edi Ramës iu bë pyetja e thjeshtë si? Si do ta financojë ai monopolin qeveritar të kujdesit shëndetësor? Si do ta ulë krimin? Sa do ti rrisë ai taksat? Dhe sërish, Rama refuzoi të përgjigjej sepse Edi Rama nuk ka asnjë plan dhe asnjë zgjidhje për të ndihmuar qytetarët e thjeshtë. Atij i intereson vetëm vetja dhe pushteti i tij. Ndërkohë, Rama vazhdoi të fshehë të vërtetën për skemën e tij të rritjes së taksave e cila do të shkatërrojë vendet e punës. Dhe i vetmi premtim që bëri Rama ishte se do të krijonte një strukturë të re për të hetuar qytetarët, gjë që është e frikshme dhe pjesë e sistemit të kaluar,- tha bogdani.

Sipas tij, kryeminstri Berisha dhe demokratët kanë ndërmarrë veprime konkrete për të krijuar punësim dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke shtuar se qytetarët mund të shohin dhe të prekin zhvillimin vetë ndërsa udhëtojnë në rrugë të reja, ndërsa dërgojnë fëmijët e tyre  në shkolla të reja dhe përfitojnë nga taksa e ulët e sheshtë prej 10%. Gjithashtu ai ka njoftuar se PD-ja ka tani një plan për hapjen e vendeve të reja të punës, I cili gjendet në faqen www.perpara.al.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›