Hoxha: Asnjë ndërtim pa leje nuk do të lulëzojë, të denoncojnë qytetarët
Tiranë- Pas denoncimeve të shumta në medias si dhe në platformën IDEA, Bashkia e Tiranës ka reaguar sot mbi ndërtimet pa lejë, që kanë mbushur së fundmi tarracat e shumë pllateve në kryeqytet.
Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit, Florenc Hoxha, gjatë një aksioni për prishjen e një ndërtimi pa leje në zonën e Don Boskos, ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton dhe
Policia Bashkiake janë 24 orë në terren, për të monitoruar dhe goditur çdo ndërtim pa leje.
Inspektoriati Ndërtimor po vazhdon në mënyrë të pandërprerë goditjen e çdo ndërtimi pa leje në qytetin e Tiranës. Ne jemi të vendosur të godasim dhe nuk do të tolerojmë asnjë ndërtim, pra asnjë ndërtim pa leje në qytetin e Tiranës nuk do të mbijetojë. Gjithashtu, u kërkoj qytetarëve që të na ndihmojnë, duke telefonuar në numrat tanë pa pagesë për të denoncuar çdo konstatim të ndërtimeve pa leje. I garantojmë ata se Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake e Tiranës janë në dispozicion të tyre 24 orë në 24, për të parandaluar të gjithë ndërtimet pa leje u shpreh z. Hoxha.
Prej disa ditësh në media raportohej për ndërtime të ndryshme pa lejë, shumica e të cilave po bëhej për shkak të fushatës elektorale, por sipas zotit Hoxha nuk do të ketë asnjë tolerim.