Bogdani: Rama nxiti protesten ndaj Fratinit
Partia Demokratike denoi diten e djeshme edhe protestat e zhvilluara nga organizata "Mjaft" kunder ministrit te Jashtem te Italise, Franko Fratini. Zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani me ane te nje njoftimi per shtyp akuzoi kreun e Partise Socialiste per organizimin e ketij manifestimi kunder Fratinit. Nga ana tjeter sipas Bogdanit, Edi Rama perseri dje i mashtron shqiptaret duke ju thene se qeveria nuk i prezantoi ministrit te Jashtem italian mostren e vertete te pasaportave biometrike. Sipas Bogdanit, te gjitha keto sulme lidhen edhe me te shkuaren komuniste te kreut te PS-se, Rama. Njeheresh ai ka kerkuar nga socialistet qe te reshtin sulmet, qe demtojne imazhin e Shqiperise.