"Berisha, problem per shqiptaret"
GRAMSH- Kryetari socialist Edi Rama eshte shprehur dje ne komunen Skenderbegas ne Gramsh se misioni i kryeministri Berisha ka perfunduar dhe se tashme eshte kthyer ne nje problem shume te madh per qytetaret. "Sali Berisha u zgjodh me vote per te luftuar korrupsionin, por eshte sot njeriu me i dyshuar ne Shqiperi per zhvillimet me te renda te korrupsionit. Sali Berisha e ka mbyllur misionin dhe sot eshte nje problem i madh per shqiptaret, sepse po keq qeveris, sepse shqiptaret jane sot me te varfer dhe me te papune se c'ishin", ka tha Rama, gjate takimit me banoret e kesaj komune. "U desh qe te vinte Sali Berisha ne pushtet qe te arrinim diten qe nese dikush shkon ne spital nuk mund te vizitohet po nuk i pati marr analizat me vete. Keshtu po i shkurton jeten njerezve nga hallet, problemet dhe turpi qe i ka vene Shqiperise perseri edhe nje here tjeter ne balle me gjithe keto gjera te tmerrshme qe po ndodhin", tha Rama. Keto deklarata, kryetari i PS, Rama i ka bere teksa ka vazhduar rrugetimin ne komunat e Gramshit. Ne komunen Skenderbegas, Rama duke bashkebiseduar me banoret e saj ka vene theksin te nje realitet i trishte i ketyre zonave, te cilat duhet te jetonin ne mireqenie me produktin e tyre bujqesor. Qeverisja ka deshtuar, tha Rama, ne mbajtjen e te gjitha premtimeve per te cilat u votua ne korrik 2005. Ai ka bere thirrje dhe njehere qe socialiste e demokrate, te ndahen nga kjo politike e vjeter, qe ka shkuar duke i cuar gjerat keq e me keq, thelle e me thelle, sepse sot nje nga problemet kryesore qe ka fshati, jane kostot e prodhimit. Rama ka bere thirrje per ndertimin e nje politike te re, te nxitet bashkepunimi mes bujqerve dhe fermereve me mbeshtetje financiare dhe te ulet kostoja e prodhimit. "Gjeja me e lehte qe une mund te bej, eshte te premtoj cfare ju doni dhe t'ju them do bejme keto te gjitha. Por, une nuk e bej kete gje. Nuk kam ardhur t'ju bej premtime per te gjitha gjerat qe ju doni, sepse kjo eshte e pamundur. Kam ardhur ketu per t'ju thene, se i vetem nuk bej dot asgje, por te gjithe se bashku mund te realizojme gjera, qe sot duken te pamundura. Ne se bashku, mund ta ndertojme te nesermen", tha Rama. Me bindjen se programi qeverises i PS do te hape nje epoke te re ne bujqesi dhe zhvillimin rural. A.G