E Diel, 1 Nëntor 2026

Punonjesi i prokurimeve, presion firmes per ryshfet

TIRANE - Sapo ka marre leket eshte vene ne pranga punonjesi i Prokurimeve Publike, qe i kishte bere presion nje firme ndertimi. Ai kishte kerkuar ryshfet ne kembim te marrjes ne dorezim te objektit qe subjekti privat kishte rikonstruktuar. Krimi ekonomik, ka vene dje ne pranga Shefik Gjaten, 54-vjecar nga Tirana, me detyre punonjes i zyres se prokurimeve ne shtepine e pushimit, te Ministrise se Brendshme, ne Durres. Gjata i kishte kerkuar 1 mije euro firmes qe kishte rikonstruktuar hotelin qe ndodhet ne Durres dhe po pergatitej per dorezimin e saj. Ka qene operacioni i koduar "Fasada gri", qe ka vene ne pranga punonjesin e Ministrise se Brendshme, Shefik Gjata. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit thane, se i arrestuari eshte punonjes i zyres se prokurimeve. 54-vjecari Gjata, kishte kerkuar nje shume prej 1 mije eurosh ryshfet prej nga firma. Denoncimi eshte bere nga firma, e cila ka akuzuar punonjesin per "korrupsion pasiv".

Hetimet

Pas denoncimit kane mjaftuar vetem pese jave hetime qe policia te veje ne pranga punonjesin e prokurimeve, te akuzuar per "korrupsion pasiv". Nga hetimet paraprake te bera nga uniformat blu, ka rezultuar se 54-vjecari Shefik Gjata, duke perfituar nga detyra qe mbante, si specialist i prokurimeve publike, i ka bere presion firmes se ndertimit qe kishte rikonstruktuar nje godine te shtepise se pushimit. Gjata kishte kercenuar duke thene se, nuk do te marre ne dorezim objektin e rikonstruktuar, pa marre me pare nje ryshfet prej 1 mije euro. Gjate javeve, jane perdorur metoda speciale te hetimit nga ana e Drejtorise Kunder Krimit Financiar.

Arrestimit

Venia ne pranga e Shefik Gjates, eshte bere menjehere sapo ka marre nga perfaqesuesi i firmes se ndertimit shumen e 1 mije eurove. Policia e Shtetit, tha nje dite me pare se, nga ana e Drejtorise Kunder Krimit Financiar ne bashkepunim dhe me Task-Forcen, e Prokurorise, eshte arritur ne perfundimin me sukses te operacionit te koduar "Fasada gri". Gjate aksionit te bere eshte arrestuar ne flagrance, Shefik Gjata, 54 vjec. Gjata, me banim ne Tirane, eshte me arsim te lart, me profesion inxhinier, me detyre specialist prokurimesh prane Shtepise se Pushimit te Ministrise se Brendshme ne Durres. Policia tha se, prangosja e tij eshte u bere, pasi u kap ne flagrance per vepren penale te "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtroje funksione publike". Hetimet tani jane duke u bere nga ana e Prokurorise se Tiranes.

Kerkesa e Policise se Shtetit

Ne nje komunikim me medien mbremjen e djeshme, Policia e Shtetit ka falenderuar qytetaret per bashkepunimin dhe per denoncimet e tyre ne lidhje me aferat korruptive. Nderkaq qe uniformat blu, ftojne ata, qe te denoncojne ne polici rastet e korrupsionit permes numrit telefonik 129 ose duke kontaktuar me sherbimet perkatese prane cdo Drejtorie te Policise ne te gjithe vendin.

Zyrtaret e arrestuar

Numri i zyrtareve te arrestuar vitet e fundit, kane qene te shumte, kryesisht te nivelit lokal. Goditja me e madhe ishte, venia ne pranga e Nikolin Jakes, ish-zv. ministri i MPTT-se, se bashku me disa zyrtare te Drejtorise se Rrugeve. Shumica prej tyre jane liruar tashme. Nderkohe qe operacion i suksesshem ishte dhe ai, i venies ne pranga te sekretarit te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve sociale, qe eshte denuar nga gjykata. Te gjithe jane akuzuar per akuza te tilla si, shperdorim detyre, mitmarrje apo korrupsion. Jane shume zyrtare, te cilet tashme dosja e tyre nuk ndodhet ne prokurori, por jane denuar nga gjykata. Hetimi i prokurorise ka nxjerre te akuzuarit fajtore me akuzen e shperdorimit te detyres, duke e derguar ceshtjen e tyre ne gjykate. Me pas ky organ ka dhene edhe denimin e duhur per zyrtaret e akuzuar per shperdorim detyre, korrupsion apo mitmarrje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›