E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani Rama te pergjigjet per 100 mije m2 ndertime te Liqeni Artificial

Mazhoranca ka kerkuar nga kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama qe te sqaroje aferat korruptive te ndertimit qe jane planifikuar ne zonen e Kodrave te Liqenit. Deputeti i Partise Demokratike Gerti Bogdani u shpreh dje se dokumentet e publikuara kane treguar se Rama dhe ortaku i tij biznesmeni Dritan Avllaj jane poseduesit e rreth 100 m2 ndertime ne kete zone. Per te shtuar vleren e 20 te fitimit te tij ka parashikuar ne kete projekt rritjen e numrit deri ne 4 mije apartamente apo mbi gjysme milion m2 ndertim nga te cilat mbi 100 mije m2 ndertim vetem per veten dhe Leprin e tij u shpreh Bogdani duke shtuar se kjo kontrate e bere publike kerkon pergjigje nga ana kryetarit te bashkise se Tiranes. Deputeti demokrat e ka cilesuar si te papranueshem faktin qe kreu i bashkise se Tiranes nuk pranon te flase ne lidhje me kontraten e denoncuar nga biznesmeni Alban Tartari. Edvin Kristaq Rama Mr 20 apo kapoja e bllokmeneve te rinj refuzon cdo pyetjeje ne lidhje me dokumentin dhe proven autentike te kontrates ku Lepuri i tij ve gjoba prej 20 me vleren 100 milion euro vetem ne nje rast u shpreh Bogdani. Nga ana tjeter ai ka theksuar se dokumenti i bere publik prej kohesh ka zbuluar dhe skemen e korrupsionit dhe menyren sesi funksionin ajo ne bashkine e Tiranes. Dokumenti i mega korrupsionit te Mr.20 ka tronditur thellesisht skemen e super pasurimit te kryetarit te pastrehe te Tiranes tha Bogdani. Ai ka theksuar se kreu i bashkise se Tiranes per te shtuar vleren e 20 te fitimit te tij realizoi projektin e kullave 30 kateshe tek Diga ne e Liqenit Artificial te Tiranes. Akuza keto qe perseriten ne menyre te perditshme nga ana e deputetreve te mazhorances.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›