E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Vendimi i OKB mbyll ceshtjen e statusit te Kosoves

Ministri i Jashtem shqiptar Ilir Meta ka pershendetur dje miratimin ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se te rezolutes nderkohe qe mirepret opinionin keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila konfirmoi perfundimisht pavaresine e Kosoves dhe integritetin e saj territorial. Ne vleresojme se miratimi konsensual i kesaj rezolute dje eshte nje hap shume i rendesishem ne respekt te opinionit keshillimor te GJND por dhe te konsolidimit te shtetit te Kosoves dhe te institucioneve te saj demokratike e evropiane si dhe nje kontribut thelbesor per paqen dhe stabilitetin jo vetem ne Kosove por ne te gjithe rajon tone e me gjere ka qene deklarata e shefit te diplomacise shqiptare Ilir Meta. Ne vleresojme reflektimin e Serbise per tu terhequr nga iniciativa e saj e meparshme e njeanshme dhe pranimin e kompromisit te ofruar nga Bashkimi Evropian si dhe ne menyre te vecante ne pershendesim te gjitha vendet e Bashkimit Evropian per unitetin qe deshmuan per kete ceshtje perfshire dhe rolin dhe kontributin e Baroneshes Ashton ne bisedimet me palen serbe dhe angazhimin e ketyre te fundit per ti orientuar ne menyre evropiane zhvillimet e ardhshme nenvizoi Meta. Per te cilin tashme qe ceshtja e statusit te Kosoves dhe kufijve te saj eshte nje ceshtje qe i takon se kaluares pra nje ceshtje e mbyllur dialogu per ceshtje praktike eshte i domosdoshem dhe e mbeshtet ate duke besuar se midis Serbise dhe Kosoves do te filloje nje dialog i sinqerte i qendrueshem e konstruktiv si dy shtete te pavarura e te barabarta per zgjidhjen e ceshtjeve praktike e konkrete ne dobi te interesave te qytetareve dhe te perspektives se tyre evropiane.
Z. Meta ky kompromis i arritur a mund te quhet nje pranim de fakto i pavaresise se Kosoves apo eshte heret per te folur per kete nga ana e Serbise
Qe Kosova te behet anetare e OKB-se nuk eshte e domosdoshme qe te njihet nga Serbia dhe nuk besoj ne nje hap te tille por terheqja e Serbise nga rezoluta e meparshme e cila ishte e njeanshme e cila vinte ne pikepyetje autoritetin e GJND-se e cila vinte ne diskutim edhe statusin e Kosoves eshte nje hap pozitiv qe duhet vleresuar dhe duhet pershendetur. Natyrisht qe ka qene nje hap i veshtire per ta por ne fund te fundit sikurse e keni vene re nje pjese shume e gjere e opinionit publik atje dhe te forcave politike atje e kane te qarte qe ceshtja e Kosoves dhe e kontestimit te pavaresise se saj tashme i takon te kaluares dhe duhet te perqendrohen te e ardhmja evropiane e vendit te tyre dhe kjo eshte nje gje shume pozitive.
A do te kemi nje levizje te shpejte nga vendet qe nuk e kane njohur sidomos 5-shja e BE-se
Uniteti i BE-se per kete rezolute eshte nje sukses i rendesishem i politikes se jashtme te BE-se dhe eshte nje unitet qe une besoj se do te vazhdoj ne ceshtje te tjera ashtu sikurse nuk eshte hera e pare sepse ne fund te fundit edhe vendosja e EULEX-it qe eshte nje mision teper vital per te ardhmen evropiane te Kosoves eshte gjithashtu ne unison me te gjitha vendet e BE-se jo vetem nga 22 vendet qe e kane njohur.
Presidenti i Republikes tashme e ka dekretuar daten e zgjedhjeve lokale nderkohe qe disa deputete demokrate ditet e fundit kane konfirmuar si kandidat per kryeqytetin z. Lulzim Basha. Si e komentoni kete
Nuk dua te hyj ne ceshtje te brendshme sot. Diten e hene jeni te ftuar te selia e LSI-se. Mendoj se ka qene nje periudhe teper intensive kjo e ketyre javeve te fundit pas vendimit te GJND-se per ceshtjen e Kosoves ka qene nje periudhe shume e rendesishme nga 22 korriku deri dje nje periudhe vendimtare qe e ka konsoliduar ne menyre te jashtezakonshme poziten nderkombetare te Kosoves por nje periudhe qe ka sherbyer per nje reflektim te Serbise qe nuk ka qene i lehte dhe qe natyrisht do te kete veshtiresite e tij por ne fund te fundit kjo eshte e vetmja rruge rruga drejt BE-se per te gjithe vendet tona. Reformat e e permendura edhe nga raporti i fundit i OSBE-se edhe nga rezoluta e fundit e PE-se mbetet reforma zgjedhore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›