Bogdani: Rezultati i PS-se ne Kashar ishte humbje individuale e Edi Rames
Partia Demokratike i kujtoi diten e djeshme kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, se humbja e zgjedhjeve ne Kashar ishte nje humbje e tij dhe e partise qe drejtonte. Ne nje konference per shtyp zedhenesi i Partise Demokratike, Gerti Bogdani, deklaroi se humbja e PS-se ne zgjedhjet e pjesshme te Kasharit nuk ishte nje humbje individuale per kandidatin e PS-se. "Deklarata e zotit Rama thekson edhe nje here ate qe ai ka deklaruar edhe ne humbjet e meparshme, ishte nje gare individesh dhe jo partish. Pavaresisht se slogani ne Kashar ishte "Bashkoni votat me Edi Ramen", pavaresisht se mori pjese dy here ne dy takime te deshtuara ne Kashar, Edi Rama do t'i faturoje si gjithmone humbjen vetem kandidatit", deklaroi Bogdani ne emer te Partise Demokratike. Sipas tij, humbjet e njepasnjeshme te Partise Socialiste ne zgjedhjet e pjesshme qe jane bere ne vend mbajne vetem imazhin e liderit te saj, Edi Rama. Po keshtu, zedhenesi i PD-se deklaroi se kreu i PS-se, Edi Rama, trilloi kur foli per manipulime listash dhe certifikatash ne zgjedhjet e Kasharit.
"Zoti Rama ne deklaraten e tij per disfaten tejet lenduese, qe mori si goditje ndaj politikes se tij te re te trillimeve, fajesoi per kete manipulime te shpikura me lista e certifikata. Nderkohe qe te gjithe materialet e zgjedhjeve jane pergatitur nga nje komune qe qeverisej nga zyrtare socialiste" deklaroi zedhenesi i PD-se ne deklaraten e tij. Ne kete menyre zedhenesi i PD-se reagoj pas deklarates se kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili i cilesoi zgjedhjet e Kasharit si nje humbje personale e kandidatit dhe jo e te gjithe PS-se. Ne zgjedhjet e mbajtura pak dite me pare ne kete komune rezultoi fitues kandidati i Partise Demokratike, Besnik Fucia. Nga ana tjeter, kandidati i Partise Socialiste ne keto zgjedhje, Simon Egra, u rendit i fundit nga kater kandidaturat pjesemarrese ne keto zgjedhje.
F.Mejdini