E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: Shqiperia s'ka kthim prapa

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka deklaruar diten e djeshme se Shqiperia eshte e vendosur ne rrugen e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe ne kete rruge nuk ka kthim mbrapa. Ky reagim ka ardhur pas lajmit ne disa media se nje diplomat amerikan eshte shprehur pesimist ne lidhje me anetaresimin me te drejta te plota te Shqiperise ne NATO. Ne deklaraten e tij, kreu i Mbrojtjes eshte shprehu optimist per te ardhmen e Shqiperise ne NATO, duke u shprehur se vendi eshte i vendosur ne realizimin e objektivit per anetaresim te plote. "Tashme procesi integrimit ne NATO nuk ka me kthim mbrapa dhe se Shqiperia eshte e vendosur te arrije qellimin e saj per te qene se bashku me vendet e tjera te aleances", deklaroi ministri Oketa ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, Shqiperia ka bere progres me reformat dhe do te dije te mbaj ritmin e tyre per t'i vazhduar edhe me tej ato. "Tashme Shqiperia ka hyre ne nje rruge reformash, te cilen do te beje te pamunduren ta realizoje deri ne fund. Ne do te dime te mbajme ritmin e reformave", eshte shprehur kreu i Mbrojtjes, ne nje prononcim per mediat. Por ne kete deklarate, kreu i Mbrojtjes nuk ka hezituar te pranoje faktin se integrimi ne Bashkimin Evropian ka veshtiresi. Por, edhe per kete ceshtje, Oketa eshte shprehur se, ndonese kostove, perseri Shqiperia duhet te jete optimiste edhe per Bashkimin Evropian. "Anetaresimi i vendit drejt Bashkimit Evropian eshte nje proces, i cili ka veshtiresite e tij dhe sigurisht qe ka kosto, por jam i bindur se vendi do te dije t'i perballoje keto sfida", deklaroi Oketa. Ky reagim erdhi pasditen e djeshme, si pasoje e lajmit ne disa media se Shqiperia rrezikon anetaresimin ne NATO, per shkak te disa deformimeve qe, sipas nje diplomati amerikan, po ndodhin ne jeten institucionale te vendit. Oketa ka dhene pergjigje per te gjitha akuzat te dhena nga mediat, qe i referoheshin ketij diplomati, ne lidhje me presionin ndaj institucioneve te pavarura, duke sqaruar se Shqiperia po realizon reforma konform standardeve te BE. Nga ana tjeter, dy dite me pare, Dhoma e Perfaqesuesve ne Amerike i kerkonte Senatit amerikan te ratifikonte pa humbur kohe edhe protokollin e anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Ne kete kerkese theksohej se aleanca duhet te zgjerohet, dhe se nuk mund te toleroheshin vonesa ne lidhje me ratifikimin nga ana e Senatit amerikan te ketij protokolli. Kjo rezolute e Dhomes se Perfaqesuesve erdhi pas deklarates se Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, i cili theksoi ne nje deklarate te tij se ftonte Senatin amerikan te mos humbte kohe ne ratifikimin e protokollit te anetaresimit ne NATO te Shqiperise dhe Kroacise. Pas nenshkrimit te ketij protokolli pritet edhe ratifikimi i tij nga vendet anetare te NATO-s dhe me pas Shqiperia dhe Kroacia fitojne te drejten per te qene anetare me te drejta te plota ne NATO. Fatjona Mejdini

NATO

Ne fillim te muajit prill, ne Samitin e Bukureshtit, Shqiperia mori ftesen per anetaresimin ne NATO. Ftese per anetaresim mori edhe Kroacia dhe se bashku keto vende nenshkruan ne muajin qershor protokollin e anetaresimit per ne NATO. Tashme pritet ratifikimi i ketij protokolli nga vendet anetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›