Brace: Qeveria, mashtrim me pagat e pensionet
Partia Socialiste vijon ne akuzat e saj ndaj qeverisjes se djathte. Nenkryetari i Grupit kuvendor te PS-se, Erion Brace, reagoi dje lidhur me vendimet e qeverise "Berisha" per sigurimet shoqerore. Sipas tij, ky vendim ben jo reale rritjen e pagave dhe pensioneve, dhe nxjerr ne pah nje tjeter mashtrim te qeverise. "Rritja e pensioneve nuk eshte reale dhe se qeveria po mashtron me premtimet per pagat dhe pensionet. Me kete vendim Sali Berisha po thellon krizen ne sektorin e ekonomise. Ne te vertete rritja e pages me 1 korrik eshte bere zero", nenvizoi Brace gjate fjales se tij, lidhur me kete vendim te qeverise. Njekohesisht, duke vijuar ne akuzat e tij ndaj Kryeministrit Berisha, Brace deklaroi se "Kryeministri me shenje, genjeshtar dhe i korruptuar kerkon te mbuloje jo vetem dyshimet e medha ekonomike dhe sociale, jo vetem mos mbajtjen e premtimeve programore te votuara ne Kuvend por edhe betejen e tij autoritariste per te dobesuar institucionet demokratike, rritur kontrollin politik mbi to, pse jo per te vendosur kapjen politike te tyre, perpjekje qe eshte shtuar ditet e fundit me pune legale prane Ministrise se Drejtesise mbi drafte ligjesh per prokurorine, SHISH, emerime te njeanshme ne KLD, gjykata deri ne nivelin me te larte te tyre dhe qe do te jene pjese e sesionit te ri parlamentar qe fillon ne shtator". O.XH