E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Krize marredheniesh me aleatet nderkombetare

Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, reagoi pas shqetesimit te ngritur nga SHBA per deformimin e institucioneve ne vend. "Me qendrimin e saj, qeveria e kryesuar nga Berisha po fut ne krize reale marredheniet e Shqiperise me nderkombetaret", vleresoi Majko lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, gjithcka lidhet me te verteten mbi Gerdecin. "Ngjarja e Gerdecit eshte ngjarja me e rende e ndodhur ne Shqiperi pas ngjarjeve te '97-es dhe ka ndikuar shume ne marredheniet e Shqiperise me nderkombetaret. Ne kete menyre patjeter qe kjo ngjarje do te ndikonte te nderkombetaret dhe prandaj gjerat nuk mund te shikohen pa dorashka", u shpreh Majko, duke shtuar se nje kritike e tille e SHBA-se cenon shume imazhin e Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›